Gjata: Arrestimi i Belerit, hakmarrje politike e Ramës

Hakmarrje politike, e ka cilësuar Çlirim Gjata, jurist i Rithemelit, gjithçka ka ndodhur me Fredi Belerin. Gjata tha se opozita ka mbajtur një qëndrim parimor lidhur me çështjen e Fredi Belerit.

“A ishte Edi Rama që e sulmoi Belerin 3 ditë para se të arrestohej dhe nuk la gjë pa i thënë? Pastaj i inskenuan arrestimin për hakmarrje politike, është një arrest politik”, tha Gjata.

Në emisionin “Open” në Neës24, Gjata u shpreh se SPAK arrestoi Jorgo Goron për atë çështjen e investitorit strategjik të Olta Xhaçkës, por vendimin e ka marrë Edi Rama si kryetar i KRRTRSH, atëherë pse nuk sjhkon te Edi Rama?

“Në rastin e Belerit kemi një hakmarrje, një veprim të stimuluar që nuk është ligjor i gjithë procesi”, tha Gjata.  Sipas tij, veprimin e policisë, atë inskenimin, duhej ta miratonte prokurori paraprakisht, ndërkohë që e ka miratuar më pas, gjë që përbën një shkelje të rëndë proceduriale.

Arena e Lajmit

Gjata: Arrestimi i Belerit, hakmarrje politike e Ramës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook