Golashënuesit e Evropianit/ Cristiano Ronaldo nuk “njeh” rival

Euro 2024 është gati për të nisur. Të 24 skuadrat janë vendosur në pozicionet e tyre për nisjen e një gare të gjatë por edhe të bukur, e cila do të përfundojë, në 14 Korrik në Berlin, datë kur do të mësojmë edhe fituesin.
Padyshim vëmendja kryesore do të jetë tek “yje-t”, e këtij kompeticioni, të cilët do të përpiqen të udhëheqin skuadrat e tyre drejt triumfit. Por cilët janë golashënuesit e këtij kompeticioni, përgjatë gjithë historisë së zhvillimit të tij?
Lista kryesohet nga portugezi Cristiano Ronaldo me 14 gola. Ish ylli i Real Madrid, ka krijuar shkëputje nga ndjekësit dhe në këtë evropian të fundit të tij do të kërkojë ta thellojë pse jo diferencën nga ndjekësit.
Në vendin e dytë është legjenda franceze Michel Platini me 9 gola, i ndjekur nga Alan Sheaarer dhe Grizmann me nga 7 gola, si dhe Romelu Lukaku dhe Alvaro Morata me nga 6 gola.

Arena e Lajmit

Golashënuesit e Evropianit/ Cristiano Ronaldo nuk “njeh” rival

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook