I shpallur në kërkim nga operacioni “Metamorfoza”, arrestohet në Itali “Leksi i druve”

Arrestohet në Itali Aleks Ndreka, i njohur si Leksi i Druve. Ai është arrestuar në aeroportin e Malpensas në Milano tre ditë më parë.

Ndreka ishte i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Metamorfoza” dhe ishte në masën “arrest në burg” në mungesë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për se Interpol Roma arrestoi Ndrekën më 7 qershor, me qëllim ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Sipas GJKKO-së, Ndreka akuzohet për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup te strukturuar kriminal”. Aleks Ndreka dyshohet se i jepte informacion Behar Bajrit për lëvizjet e Ibrahim Licit dhe Dorian Dulit.
()

Arena e Lajmit

I shpallur në kërkim nga operacioni “Metamorfoza”, arrestohet në Itali “Leksi i druve”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook