Konsumon sasi të mëdha ilaçesh, humb jetën 59-vjeçari

Një 59-vjeçar ka humbur jetën në spitalin e Korçës, pasi konsumoi sasi të mëdha medikamentesh mjekësore. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ndërsa 59-vjeçari u gjet në banesë nga familjarët e tij në gjendje të rëndë shëndetësore.

Korçë/Informacion paraprak

Pasditen e sotme, në lagjen nr. 2, Korçë, në banesë, shtetasi P. C., 59 vjeç, nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra familjarëve të tij, dyshohet se ka konsumuar një sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore.

Ky shtetas u transportua për mjekim në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ku më pas ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Arena e Lajmit

Konsumon sasi të mëdha ilaçesh, humb jetën 59-vjeçari

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook