Prej kohësh në rrjet po qarkullojnë zëra se marrëdhënia e këngëtares së njohur Jennifer Lopez dhe bashkëshortit të saj Ben Affleck është në krizë.
Mes lajmeve për ndarje, çifti kanë punësuar në fshehtësi një agjent për të shitur rezidencën e tyre në Beverly Hills prej 60 milionë dollarësh, të cilën dyshja e blenë vitin e kaluar si shtëpinë perfekte për familjen e tyre, sipas DailyMail.
Dyshimet që Jennifer dhe Ben janë ndarë u shtuan më shumë, pasi në rrjet qarkulluan lajme se aktori është larguar nga shtëpia.
Një burim tha për TMZ se agjenti prej 2 javësh ua ka treguar shtëpinë e tyre disa të interesuarve, por nuk ka siguruar ende një blerës.
Sipas TMZ pas nxerjes së shtëpisë në shitje, Lopez është tashmë në kërkim të një banese të re, ndërsa Affleck po qëndron me qira në një shtëpi në Brentwood.
Mesa duket me këtë veprim çifti ua kanë vënë kapakun lajmeve për krisjen e marrëdhënies, duke konfirmuar ndarje, megjithëse nuk ka pasur një reagim nga ana e tyre.