Meta kujton Lidhjen e Prizrenit: Vepër frymëzuese në përpjekjet e shqiptarëve për mbrojtjen e identitetit dhe dinjitetit kombëtar

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka kujtuar sot Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, të cilin e konsideroi një vepër e gjallë frymëzuese në përpjekjet e shqiptarëve për mbrojtjen e identitetit dhe dinjitetit kombëtar, lirisë, pavarësisë dhe sovranitetit.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shprehu mirënjohje për të gjithë figurat të cilët sakrifikuan gjithçka për të mbrojtur të ardhmen e Shqipërisë, Kosovës dhe të mbarë kombit tonë.

Postimi i plotë:

Lidhja Shqiptare e Prizrenit, që i parapriu shpalljes të Pavarësisë së Shqipërisë, do të mbetet përjetë një vepër e gjallë frymëzuese në përpjekjet e shqiptarëve për mbrojtjen e identitetit dhe dinjitetit kombëtar, Lirisë, Pavarësisë dhe Sovranitetit.

Kjo ngjarje e rëndësishme dhe e paharruar historike, na kujton gjithmonë rëndësinë e bashkimit rreth vlerave kombëtare, fuqizimit dhe lartësimit të arritjeve të deritanishme të Shqipërisë, Kosovës dhe mbarë shqiptarëve në rajon, për të mbrojtur të ardhmen tonë europiane nga çdo ide apo projekt shovinist që synon përçarjen mes nesh, shpopullimin dramatik dhe aneksimin e trojeve shqiptare.

Mirënjohje të jashtëzakonshme për udhëheqësit vizionarë e legjendarë, Abdyl Frashërin, Ymer Prizrenin, Sulejman Vokshin dhe të gjithë burrat e mençur dhe atdhetarë, të cilët sakrifikuan gjithçka për të mbrojtur të ardhmen e Shqipërisë, Kosovës dhe të mbarë kombit tonë.

Arena e Lajmit

Meta kujton Lidhjen e Prizrenit: Vepër frymëzuese në përpjekjet e shqiptarëve për mbrojtjen e identitetit dhe dinjitetit kombëtar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook