Meta takon Davutoğlu, ja për çfarë u dakordësuan

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim në selinë e Partisë “E Ardhmja” , me liderin e kësaj partie, Prof.Ahmet Davutoğlu.

Meta shkruan në rrjet se e falenderoi për kontributin e tij historik në mbështetje të Pavarësisë të Kosovës dhe njohjeve të saj si ish-Ministër i Jashtëm dhe ish-Kryeministër i Turqisë.

“Në këtë moment të 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës vlerësuam se sa shumë i ka shërbyer pavarësia e Kosovës stabilitetit dhe sigurisë në rajonin tonë.

Theksuam rëndësinë e forcimit të gjithanshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve tona dhe rëndësinë jetike të reformave europianizuese.

Ramë dakord për forcimin e marrëdhënieve midis dy partive tona dhe rëndësinë e rritjes të kontributit të opozitave në të dy vendet për forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, si bazë jetike për mirëqenien e qytetarëve tanë!”, shkruan Meta.

447964130 1008333323995236 1806953518299722289 N
447964130 1008333323995236 1806953518299722289 N
Arena e Lajmit

Meta takon Davutoğlu, ja për çfarë u dakordësuan

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook