Gazetari Panajot Barka, në një lidhje skype në News24 në rubrikën “Opinion” ka folur në lidhje me rezultate e zgjedhjeve në BE dhe zgjedhjen e Fredi Belerit si eurodeputet.
Ai u shpreh se zgjedhja e Belerit ishte e pritshme, ndërsa shtoi se ky është një moment historik për zotin Beleri.
Barka u shpreh se Beleri zgjidhet pas një mitizimi nga Shqipëria, teksa mendon se është votuar masivisht nga grekët.
Lidhur me temën ka qenë në lidhje skype edhe studiuesja, Klara Buda e cila u shpreh se fakti që Beleri është në burg, e ka ndihmuar për tu votuar.
Sipas Budës, ai është trumbuar si një person që i është bërë padrejtësi.
Teksa thekson se ka pasur një mbështetje edhe nga demokracia e re.