Sekretari i Përgjithshëm i Partia e Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar përmes një statusi lidhur me përplasjet që u regjistruan gjatë protestës së opozitës përpara Bashkisë së Tiranës.
Blushi shprehet se helmimi i popullit me gaz e lëndë kimike dhe dhuna shtazarake ndaj Klevis Balliut dhe deputetëve të opozitës është kriminale dhe duhet të marrë ndëshkim të ashpër ligjor.
Postimi i plotë:
Helmimi i popullit me gaz e lëndë kimike dhe dhuna shtazarake ndaj Klevis Balliut dhe deputetëve të opozitës është kriminale dhe duhet të marrë ndëshkim të ashpër ligjor!
Narkoe Policët që u binden verbërisht, në shkelje të ligjit, urdhrave politikë për të penguar të drejtën kushtetuese të qytetarëve për tubim paqësor, do të identifikohen dhe kurrë nuk do të amnistohen derisa të japin llogari para drejtësisë!
Djegia simbolike e gomave para Bashkisë së Tiranës nuk mund të barazohet kurrë me “djegien” nga Erion Veliaj të qindra miliona euro me inceneratorin fantazmë dhe organizatën kriminale 5D, afera të tmerrshme korruptive për të cilat ai do të japë patjetër llogari para qytetarëve.
Ky regjim na ka përballë! Më të vendosur se kurrë për të shembur murin e korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë!