Pisha shekullore bie në rrugë, bllokohet për 30 minuta aksi Goricë-Drobonik. Zjarrëfikësit presin pemën dhe e heqin nga rruga

Një pishë shekullore ka rënë pasditen 3 sotme në aksin Goricë-Drobonik.

Gazetarja Eneida Petova raporton për se mësohet se pema është rrëzuar për shkak të shkuljes nga rrënjët pasi pisha ndodhej në një rrafsh kodrinor të pjerrët.Rrëzimi i pishës në rrugë fatmirësisht nuk ndodhi në momente të qarkullimit të mjeteve por rënia e saj bllokoi për më shumë se 30-minuta lëvizjen e mjeteve nga lagjja Goricë drejt fshatit Drobonik.

Kanë qenë shërbimet zjarrfikëse ata që pasi kanë mbërritur në zonë,kanë prerë pemën,duke e copëtuar atë dhe duke e larguar nga rruga, për të zhbllokuar në këtë mënyrë edhe aksin rrugor.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Pisha shekullore bie në rrugë, bllokohet për 30 minuta aksi Goricë-Drobonik. Zjarrëfikësit presin pemën dhe e heqin nga rruga

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook