“Policia në shpirt ka veshur uniforma Sky Ecc”, Balliu: Pushtetarët do të mbajnë përgjegjësi, do shkërrmoqen tërësisht

Shefi i Organizimit në PD-në e Rithemelimit Klevis Balliu, me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan se opozita nuk ka asgjë me policinë kur bën protesta, por efektivët reagojnë ashpër, pasi sipas tij, “kanë të veshur në shpirt uniforma Sky Ecc”.

Balliu paralajmëron se pushtetarët e korruptuar do të mbajnë përgjegjësi, duke shtuar se pushteti i Ramës dhe Veliajt do të shkrihet i tëri.

“Egërsia e pushtetit te korruptuar, vetëm motivon pasi përshkruan dëshpërimin e tyre, metrat e tyre të fundit.

Gjithmonë, jam kujdesur që perballja me policinë te jetë minimale.

Pasi ne nuk e kemi problemin me policinë por me pushtetarët që urdherojnë policinë.

Por sot, si duket pushteti kishte vendosur aty besniket e vet, disa te veshur me uniformën e policisë por që në shpirt kanë uniforma SkyEcc.

Tani kjo ishte ajo cka pushteti bëri dhe patjetër që ata do të mbajnë pergjegjësi.

Të mërkurën në një përballje tjetër për ti kthyer bashkinë qytetit tonë, Tiranes tone. Dhe te degdisim zdromsin e bashkisë në kazanin e plerave te historisë, ne faqet e turpit te historisë.

Erion meri ato te celiktat dhe dil te mërkuren në bashki te shohesh se si shkrinë celiku perballë popullit✌️”, shkruan Balliu.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

“Policia në shpirt ka veshur uniforma Sky Ecc”, Balliu: Pushtetarët do të mbajnë përgjegjësi, do shkërrmoqen tërësisht

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook