Real Madrid i del kundër Ancelottit: Do të marrim pjesë në Botërorin e klubeve. Reagon edhe tekniku

Vetëm pak më parë, klubi madrilen, kampioni i Evropës ka lëshuar një komunikatë zyrtare duke hedhur poshtë deklaratën e Ançelotit, i cili theksoi ditën e sotme se nuk ka asnjë mundësi që Reali i tij të shkoj të luaj vitin e ardhshëm në Botërorin e klubeve.
“Nuk kemi qenë asnjëherë në dyshim për të marrë pjesë në Botërorin e klubeve, vitin e ardhshëm. Do ta luajmë këtë kompeticion me shumë dinjitet dhe me shpresën e madhe për të kënaqur tifozët madrilen anembanë botës”, theksohet nga klubi i Fiorentino Perez.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Carlo Ancelotit, i cili ka bërë “prapa kthehu” dhe duke i’u bashkuar klubit të tij. Ai drejtoi gishtin tek gazetarët, të cilët sipas tij kanë transformuar fjalët e tij, lidhur me pjesëmarrjen e Realit të Madridit, verën e ardhshme, në botërorin për klube.

Arena e Lajmit

Real Madrid i del kundër Ancelottit: Do të marrim pjesë në Botërorin e klubeve. Reagon edhe tekniku

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook