Rezultatet për zgjedhjet europiane, gazetari Muka: Nuk u rrit ekstremi i djathtë, humbën të majtët dhe të gjelbrit

Gazetari Klevin Muka në një komunikim për News24, duke komentuar zgjedhjet për Parlamentin Europian, tha se nga bisedat që ka pasur me analistë, mund të thuhet se mesazhi kryesor nuk ishte rritja e ekstremit të djathtë, por humbja e të majtës dhe të gjelbërve.

Muka tha se kemi një qëndrueshmëri të numrit të parlamentarëve të EPP, që do të thotë se do të ketë një linjë të njëjtë politike të PE në legjislatiurën e rradhës.

Muka tha se qytetarët europianë kanë vendosur për siguri dhe ekonomi më të fortë dhe kjo duket se është ajo që i mungon europianëve.

Gazetari tha se nga 16-19 korrik do të kemi konstituimin e Parlamentit të ri Europian. Në vijim ai tha se grupi parlamentar fitues do të propozojë kandidaturën e Presidentes së Komisionit Europian dhe me siguri që do të jetë Ursula von der Leyen, e cila do të propozohet për një tjetër mandat në krye të Komisionit.

Muka tha se për zgjedhjen e Presidentes së KE-së duhet të votojnë 361 parlamentarë.

Lidhur me shqiptarët që kandiduan për Parlamentin Europian, Muka tha se Marco Salihu nuk arriti të zgjidhej, çka do të thotë se fatkeqësisht shqiptarët nuk do të kenë një përfaqësues të tyre.

Arena e Lajmit

Rezultatet për zgjedhjet europiane, gazetari Muka: Nuk u rrit ekstremi i djathtë, humbën të majtët dhe të gjelbrit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook