Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit mëngjesin e sotëm pamje nga shkolla “Emin Duraku” në Tiranë.
Në një postim në rrjetet sociale ai shkruan se kjo shkollë ka hapur dyert për 1400 nxënës, ndërkohë që ka shtuar se është tashmë një shkollë me standardet europiane.
“Mirëmëngjes dhe me shkollën e rilindur “Emin Duraku” në Tiranë, që ka hapur dyert për 1400 nxënës ka hapur dyert për 1400 nxënës sipas standardeve të BE, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.