“Super qytet, super njerëz, super mikpritje”! Prefekti i Korçës Nertil Jole fton në Shqipëri ish-bashkëstudentët e tij nga Anglia

E lexojmë dhe e dëgjojmë shpesh të promovojë zonat turistike dhe qytetet e qarkut që drejton, por edhe të gjithë Shqipërisë. Prefekti i qarkut të Korçës Nertil Jole e ka prioritet të punës së tij promovimin e natyrës shqiptare, traditës së trevave të ndryshme dhe gjithë vlerave dhe atraksioneve që ka vendi ynë për të tërhequr turistë të huaj.

Këtë herë ai ftoi dhe priti disa miq të tij ish-bashkëstudentë në nga Britania e Madhe, të cilët kaluan një fundjave në Tiranë, pas së cilës ishin të mrekulluar.

Ata shijuan kryeqytetin shqiptar me gjithçka ofron ai për turistët e huaj dhe veçanërisht birrën Korça, të cilën siç thanë, do të dëshironin ta merrnin edhe me vete.

Jole postoi në facebook foton nga orët e kaluara me miqtë e tij anglezë në Tiranë.

“Një fundjavë e bukur, mbushur me kujtime të një grupi shokësh ish-bashkëstudentë nga Anglia, djem të suksesshëm në vendin e tyre, që me ftesën time, shijuan sa patën mundësi nga shumëçka ofron Tirana për një vizitor të huaj. Nostalgjia për vitet e studimeve u shoqërua me vizita e argëtim, që ishin një surprizë befasuese për miqtë e mi”, shkruan Jole në Facebook, ku poston gjithashtu foto dhe një video të shkurtër nga mbresat e miqve të huaj.
Ata shprehen tejet të kënaqur për këtë vizitë, për mikpritjen, për qytetin dhe njerëzit e mrekullueshëm që takuan në Tiranë.

()

Arena e Lajmit

“Super qytet, super njerëz, super mikpritje”! Prefekti i Korçës Nertil Jole fton në Shqipëri ish-bashkëstudentët e tij nga Anglia

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook