Lajmet e disa ditëve më parë ku shkruhej se Mbappe është dëmtuar kanë shqetësuar jo pak tifozët e Francës. Gjithsesi, trajneri i “Gjelave”, Deschamps i ka qetësuar të gjithë, në konferencën e zhvilluar së fundmi.
“Kylian pësoi një goditje në ndeshjen kundër Luksemburgut. Gjithsesi, mund të kishte luante 50 minuta ndaj Kanadasë, nuk ka asnjë rrezik. Skuadra franceze me ose pa Kylian, ka diversitet” – tha ai. Kujtojmë se Mbappe u aktivizua 15 minuta mbrëmë.
Ylli i ri i Real Madrid premton shumë për Europianin dhe një nga më të kuotuarit për t’u shpallur golashënuesi më i mirë i kompeticionit.
(J.S/)