“Tryezat për dialogun, si macja me miun”, Rama kritika ndaj BE: E ardhmja e Kosovës, s’varet nga pëlqimet e Serbisë. Beogradi ndoshta s’do ta njohë kurrë pavarësinë, por…

Kryeministri Edi Rama nga Prishtina nuk i kurseu kritikat në drejtim të politikave të ndërkombëtarëve, sidomos të BE-së sa i takon dialogut Kosovë-Serbi.

Ai tha se e ardhmja e Kosovës nuk varet nga pëlqimet dhe mospëlqimet e Serbisë.

“Sot jemi në një proces ku thellohet edhe më shumë qasja e politikës së jashtme, si politikë e brendshme. Kjo mund të ketë sukses elektoral, por kjo e lë Kosovën me gjithnjë e më pak miq. Nëse Kosova do të dilte nga kjo lojë ‘macja me miun’ me Serbinë, ne jemi këtu për të folur me BE, për të përmbushur detyrimet që kemi ne, si Republikë e Kosovës, në kontekstin e standardeve të BE dhe për t’u afruar me u. Pastaj se ça bën Serbia, shkoni dhe merruni me të. Këto mbledhjet për t’u mbyllur për orë të tëra, nuk çojnë asgjëkundi. Se di se ça lidhje ka e ardhmja e Kosovës që kërkon të hyjë në BE dhe NATO, me atë se çfarë si pëlqen apo jo Serbisë. Serbia mund të mos i qaset kurrë idesë se s’do ta njohë kurrë Kosovën. Por kjo nuk duhet të pengojë Kosovën që të vijojë rrugën e saj drejt njohjes. Kjo do ta nxirrte Kosovën nga kurthi ku e ka futur Serbia. Ne jemi një popull i vogël, kemi dy shtete të vogla. Nuk jemi kërthiza e botës. Sa herë e kemi besuar këtë, e kemi pësuar shumë. Kosova është shumë e bukur, i ka të gjitha mundësitë dhe nuk ka pse të humbi kohë duke vrapuar rreth vetes së vetë.”, tha ai.

()

Arena e Lajmit

“Tryezat për dialogun, si macja me miun”, Rama kritika ndaj BE: E ardhmja e Kosovës, s’varet nga pëlqimet e Serbisë. Beogradi ndoshta s’do ta njohë kurrë pavarësinë, por…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook