Aksident i frikshëm në Rrugën e Arbrit, makinat përplasen ‘kokë më kokë’, dy të plagosur

Pak minuta më parë një aksident ka ndodhur në Rrugën e Arbrit. Gazetari Enver Doçi raporton për se dy persona janë plagosur, ku njeri është në gjendje të rëndë.

Në aksident janë përfshirë dy makina, të cilat janë përplasur kokë më kokë në vendin e quajtur ‘Shkallët e Xibrrit’ pjesë e Rrugës së Arbrit. Fillimisht dy të pasosurit janë dërguar në qendrën shëndetësore të Klosit ku kanë marrë ndihmën e parë, me pas janë dërguar në spitalin e Burrelit.

Njeri pritet të shkoj drejtë Tiranës. Nuk është hera e parë që në këtë aks rrugor ka pasur aksidente. Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

  • foto galeri
  • foto galeri

()

Arena e Lajmit

Aksident i frikshëm në Rrugën e Arbrit, makinat përplasen ‘kokë më kokë’, dy të plagosur

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook