Kristi Aliaj ndahet nga partnerja? Beniada Nishani zbulon “sekretin” e ish-banorit të “BBV”: Të kam parë në Dhërmi me…

Ish-banori i “BBV” Kristi Aliaj mesa duket i ka dhënë fund lidhjes me partneren e tij Lisja Tërshana.

Ishte Beniada Nishani ajo që të shtoi dyshimet duke zbuluar një “sekret” të Kristit gjatë një interviste me të në emisionin “E Diell n’Trip.”

Modelja tregoi se disa ditë më parë teksa kishte qenë me pushime në Dhërmi së bashku me miken e saj Jori Delli e kishte parë ish-banorin me një tjetër femër të huaj, duke shtuar se dyshja dukeshin si dy “zogj”.

“Si është gjendja sentimentale Krist Dragoti se pashë foto, portale, lexova disa gjëra pikante, pashë foto. Të takova edhe një ditë në Dhërmi, se isha me Jorin dhe të pashë me një vajzë të huaj, si dy zogj të vegjël”- tha Beniada.

Pavarësisht deklaratës së ish-banores, Kristi duke qeshur u përpoq që të anashkalonte pyetjen pikante, duke mos treguar se çfarë po ndodh në jetën e tij sentimentale.

“Ai personi kishte mustaqe?”– e pyeti ai modelen, e cila shpërthej në të qeshura duke e pyetur: “Ai që kishe marrë përkrahë?”

Kristi Aliaj ndahet nga partnerja? Beniada Nishani zbulon “sekretin” e ish-banorit të “BBV”: Të kam parë në Dhërmi me…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook