Deputeti i PD, Tritan Shehu ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Apelit për t’i dhënë Sali Berishës dhe Rithemelimit vulën e Partisë Demokratike.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehu shkruan se një betejë u fitua dhe beteja e radhës sipas tij do të jetë lirimi i Berishës nga akuzat, pasi prej 30 dhjetorit mbahet në arrest shtëpie me vendim të GJKKO.
Postimi
Nje beteje e fituar perballe rregjimit!
Nje rrugetim, qe filloi me 9 Shtator 2021 ne darke e u kthye me “shperthim” ne ate Stadium me demokrate.
Nje beteje qe ka etapen e radhes lirimin e te burgosurit politik, Sali Berisha.
E me tej rrezimin e rregjimit narko-trafikant e vendosjen e vlerave, demokracise, Europeizmit.
Urimet me te mira, te gjithe mbeshtetjen, liderit tone Sali Berisha.
Urime te gjithe demokrateve.
()