“As emrin nuk guxoni t’ia përmendni”, Vokshi dhe Felaj debat për Berishën në Kuvend: Ju tmerron! Socialistja: Ia ndalon gjykata të marrë pjesë në seancë

Deputetja Albana Vokshi e ka quajtur të turpshme faktin që emri i Sali Berishës nuk është lexuar kur është lexuar kërkesa e bërë nga 7 deputetë të PD për interpelancë me kryeministrin Edi Rama.

Vokshi u shpreh se Berisha i tmerron.

DEBATI
Vokshi: As emrin nuk ia përmendni. Është firmosur nga zoti Sali Berisha, kryetari PD-së. Kjo është e turpsjhme. Nuk guxoni që t’ia lexoni as emrin që të bëjë interpelancë me Ramën. E keni aty. Është i pari mes 6 emrave. Më jepni 10 minuta.
Felaj: Duhet të flisni për çështjen e ditës, jo për procedurë. S’jua jap dot 10 minuta për procedurë. Respektoni rregulloren.
Felaj-replikë me Spahon: Ku e gjeni ju të drejtën, kur nuk ia ka dhënë gjykata të drejtën. Ku e gjeni të drejtën juve? Zotit Berisha i është ndalura pjesëmarrja në Parlament, me vendim gjykate.
Vokshi: Nuk mund të bëni komente ndaj çdo deputeti të opozitës. Nuk mund të ndërhyni. Jemi deputetë që përfaqësojmë qytetarët, kush jeni ju që të na mësoni se çfarë do të flasim. Ju as emrin nuk ia lexoni dot Berishës, se ju tmerron. Kush është ai vendim gjykate? Po mashtroni përsëri që Berisha të ushtrojë të drejtën e deputetit.
()

Arena e Lajmit

“As emrin nuk guxoni t’ia përmendni”, Vokshi dhe Felaj debat për Berishën në Kuvend: Ju tmerron! Socialistja: Ia ndalon gjykata të marrë pjesë në seancë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook