Detaje/ Përfitoi përmes mashtrimit 108 mijë euro, ish-punonjësi i bankës i pushuar nga puna pasi ishte zhytur në kredi, ja skema që ndërtoi

Klevis Berberi, ish-punonjësi i një institucioni banke në Kryeqytet, i cili sipas burimeve të Arena e Lajmit, rezulton që është pushuar nga puna.

Shkak janë bërë problemet me kreditë e këqija, pasi Berberi kishte marrë si qytetar edhe si punonjës i bankës disa kredi.

Përpara disa kohësh, Klevis Berberi është pushuar nga puna, teksa kishte qenë duke vënë në plan skemën e mashtrimit me klienten e tij 54-vjeçare.

Kjo e fundit ishte paraqitur pranë bankës ku asokohe ishte punonjës edhe Klevis Berberi, i cili përmes deklaratës noteriale të bankës, të cilën e kishte të falsifikuara i ka marrë shumën prej 108 mijë euro 54 vjeçares.

Me këto dokumenta ai ka hedhur pronën në emër të tij dhe më pas ka përgatitur dokumentet për t’ja shitur sërish 54-vjeçares pronën.

Pasi është nënshkruar akti noterial, 54-vjeçarja duhet të ishte pronare e vetme e kësaj prone, ndërkohë që i arrestuari ka shitur pronën që ka qenë e vendosur kolateral për llogari të bankës së nivelit të dytë ku ai kishte qenë punonjës.

Sipas burimeve për Arena e Lajmit, hetimet janë në vijim për të parë nëse 32-vjeçari ka kryer të tjera skema mashtrimi me klientë apo edhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë.

Arena e Lajmit

Detaje/ Përfitoi përmes mashtrimit 108 mijë euro, ish-punonjësi i bankës i pushuar nga puna pasi ishte zhytur në kredi, ja skema që ndërtoi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook