Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thirrje të rinjve dhe të rejave: Aplikoni për punë, ja ç’përfitoni

Klevis Qose, Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, ka prezantuar nismën e re për punësimin e të rinjve dhe të rejave në sistemin peritenciar.

“Shqipëria ka nevojë për të rinj dhe të reja, punësimi në sistemin e burgjeve është më shumë se një punë, është një mundësi për ti shërbyer Shqipërisë”, thotë Qose, i cili fton të rinjtë dhe të rejat të aplikojnë për tiu bashkuar skuadrës për një Shqipëri më të mirë dhe më të sigurtë.

Aplikimet kanë filluar dhe mbyllen në 15 gusht, ndërkohë që Qose njofton se ka një marrëveshje mes Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Universiteteve, përmes të cilave të rinjtë përfitojnë bursa dhe tarifa të ulëta për ndjekjen e studimeve.

Arena e Lajmit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thirrje të rinjve dhe të rejave: Aplikoni për punë, ja ç’përfitoni

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook