Mbrojtësi i Holandës, Van Dijk është ndalur të flasë për ndeshjen e dytë të grupeve në Euro 2024, atë ndaj Francës.
“Franca është gjithmonë e vështirë për t’u mposhtur.
Me sa duket ata kanë cilësitë individuale për të ndëshkuar edhe nëse bëni vetëm një gabim. Por ne gjithashtu e dimë se, nëse jemi 100%, mbrojmë dhe sulmojmë mirë si ekip, mund t’ia bëjmë jetën të vështirë edhe Francës. Çdo gjë mund të të ndodhë, veçanërisht në një turne të rëndësishëm”.
(J.S/)