I fshiu këngën në YouTube, reagon ish-menaxheri i Tayna-s: Do ishte e lirë si zogu nëse do…

Ish-menaxheri i Tayna-s ka reaguar pasi i fshiu reperes këngën e saj të fundit “Si ai” në YouTube, duke iu përgjigjur deklaratave të saj e cila e komentoi Rinor Hykollin si “mjeran” dhe një njeri që ka përfituar nga të tjetër.

Ky i fundit tha veprimi i tij ka ardhur si pasojë e shkeljes së kontratës nga ana e reperes duke bërë gjëra pa dijeninë e tij, dhe për këtë Rinori tha se ajo nuk i ka kërkuar as falje.

“Po e vërteta është sepse unë kam investuar prej këngës së parë. E kam marrë në rrugë do të thotë ka qenë. Pas disa label-a të tjerë as këngë nuk i kanë bërë kurrë, e kam marrë unë për 6 muaj e kam bërë yll. Do të thotë, kam fakte për këtë punë.

Kam investuar unë më shumë se sa duhet edhe me ma kthyer me të keq me ik tinëz me bërë gjëra pas shpinës nuk e kam prit edhe jam i dëmtuar emocionalisht edhe shumë shumë financiarisht.

Mos përmbushja e marrëveshjes me mua. Edhe pesë vitet e ardhshme sikur edhe kem kontratë, më ka shty me ja fshi këngën. Me një marrëveshje të vogël ajo ose kërkim falje. Do ishte e lirë si zogu.

Pa asnjë dëmshpërblim shkaku i korrektësisë e gjithë estrada e di sa korrekt jam”, tha ai.

Përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagramit, Tayna iu ka kërkuar ndjesë fansave të saj për fshirjen e këngës, ndërsa e quajti “mjeran” ish-menaxherin e saj, i cili sipas reperes ka përfituar nga ajo.

Reagimi i reperes

Unë, për mua jam e Para! Për vite kam punuar shumë në çdo disponim te mundshëm, në çdo gjendje emocionale/shpirtërore/shëndetësore pa u dorzuar kurrë e në ndërkohë këto vite, te tjerët i kanë shijuar lehtë rezultatet e sukseseve të mia te cilat ju bënë atyre “shpi”. Po shpija ime nuk kishte rëndësi. Shëndeti i familjarëve të mi vazhdon të mos ketë rëndësi per ta.

Në heshtjen e shumë njerëzve mësova shumëçka. Ashtu si mbreti Artur, me shpatën e së vërtetës, dinjitetit dhe respektit për veten dhe të gjithë njerëzit që një zemër e kanë, dal me kraharorin hapur dhe bërtas: Nuk bëhet dot njeriu i madh as me para, as me famë, e as me ligësi. Ti je njeri i vogël kur vjen në këtë Tokë për të vuajtur suksesin që kurrë s’ja ndjeve aromën, ke ardhur për t’u kacavjerrë në xham ashtu si një kërmill pas shiu…
Po unë, do të të vrojtoj me durim, sepse unë jam e madhe…

I kërkoj ndjesë dëgjuesve të mi për videon e hequr, por unë e di që do më kuptoni, e bashkë me mua, do bëni durim para mjeranëve të cilët nuk lënë një rast iu ikë, pa treguar sa të vegjël janë!

Un ja kam lënë në dorë drejtësisë edhe Zotit!

Kënga është pëlqyer shumë nga fansat e artistes, duke marrë klikime dhe shpërndarje që në momentin e publikimit.

I fshiu këngën në YouTube, reagon ish-menaxheri i Tayna-s: Do ishte e lirë si zogu nëse do…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook