Idrizi: Vendimi i Apelit për vulën e PD, lajm i mirë. Berisha kandidat për Kryeministër? Duhet të jemi në sinkron me SHBA

Shpëtim Idrizi, kryetar i PDIU-së, tha në studion e emisionit “Open” në News24, tha se Partia Demokratike është një nga vlerat më të mëdha, ashtu si Partia Socialiste, që garantojnë pluralizimin.

Idrizi tha se nuk është bërë pjesë e debatit që ka pasur opozita dhe veçanërisht PD-ja, por e ka parë me shumë shqetësim gjithë këtë situatë në opozitë.

“Përballë një mazhorance arrogante, po vihej në diskutim edhe sistemi demokratik”, tha Idrizi. Ai theksoi se bashkimi i opozitës nuk është çështje bashkimi emrash, por është çështje programesh, propozimesh.

Lajm shumë të mirë, e ka cilësuar Idrizi, vendimin e Gjykatës së Apelit zgjidhjen e çështjes së vulës dhe logos për Partinë Demokratike.

“PD është një parti që garanton pluralizimin. E kam parë me shumë pozitivitet vendimin e Apelit, por kam parë edhe me shumë pozitivitet, artikulimin se jemi të hapur për tu bashkuar me çdo fluks. A do të jetë Berisha kandidat i PD-së për Kryeministër? Këtë duhet ta vendosin ata që e kanë në dorë njëherë. Por duhet të jemi në të njëjtin sinkron me SHBA dhe BE. Kemi imperative që të jemi në të njëjtën busull me ta”, tha Idrizi.

Ai u shpreh se kemi nevojë për një ekip të ri, me vizion të ri, pavarësisht se nuk përfshihen te personat që e lidh politikën me moshën. “Që opozita të jetë e fortë duhet të bashkohet njëherë PD, pastaj mund të bashkohen të gjithë”, tha Idrizi.

 

 

Arena e Lajmit

Idrizi: Vendimi i Apelit për vulën e PD, lajm i mirë. Berisha kandidat për Kryeministër? Duhet të jemi në sinkron me SHBA

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook