Kultivuan drogë, arrestohen 4 persona, nën hetim 4 të tjerë, mes tyre kryeplaku i fshatit dhe një polic

4 persona kanë rënë në pranga pasi kultivuan kanabis në fshatin Shëngjin në Zall Bastar, Tiranë.

Në pranga kanë rënë Idajet Gjediku, Jednor Gjediku dhe Elvis Elezi dhe Fatime Gjediku, kjo e fundit 60-vjeç.

Ndërkohë, policia ka vënë në hetim kryeplakun e fshatit, 2 punonjës të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe policin Ervin Dajti, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

 

Njoftimi i policisë:

Në zbatim të masave të planit operacional “Territor i pastër”, u finalizua operacioni policor i koduar “Mountain”, për goditjen e një rasti të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Shëngjin.

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 4.

Vihen në pranga 4 shtetas, autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike.

Procedohen penalisht për shpërdorim detyre, 4 shtetas (kryetari i fshatit Shëngjin, 3 punonjës të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe 1 punonjës policie).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mountain”.

Në kuadër të këtij operacioni:

-u arrestuan në flagrancë shtetasit F. Gj., 60 vjeçe, I. Gj., 37 vjeç, J. Xh., 34 vjeç, dhe E. E., 30 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim;

-nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Gj., 56 vjeç, kryetar i fshatit Shëngjin, Zall Bastar; R. K., 57 vjeç dhe R. L., 59 vjeç, punonjës (rojë) të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura.

Gjithashtu, në bashkëpunim me AMP, ka filluar procedimi në gjendje të lirë për punonjësin e Policisë (SPZ) E. D., 38 vjeç.

4 shtetasit e arrestuar dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike në fshatin Shëngjin, Zall Bastar, ndërsa shtetasit e proceduar në gjendje të lirë, dyshohet se me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”. Një pjesë e bimëve narkotike u asgjësua me anë të djegies, ndërsa pjesa tjetër u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

 

4aa477af B28c 47a4 Bd20 E6676ba3b2a2
4aa477af B28c 47a4 Bd20 E6676ba3b2a2
Arena e Lajmit

Kultivuan drogë, arrestohen 4 persona, nën hetim 4 të tjerë, mes tyre kryeplaku i fshatit dhe një polic

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook