Emisioni në Shënjestër në News24 i gazetares Klodiana Lala ka trajtuar mbrëmjen e sotme personazhin e njohur si ‘Leksi i Druve’, emri i vërtetë i të cilit është Aleks Ndreka.
Në Lezhë dhe ca më tej, ai ishte personazhi të cilit sa herë dikush kishte nevojë t’i referohej, ai ishte gjithmonë i gatshëm aty të vendoste në dispozicion të gjithë arsenalin e tij të njohjeve dhe të parave.
Por edhe të shërbente si informator për punët e pista të disa grupeve kriminale, që kishin filluar të ngrinin krye ndaj njëri-tjetrit.
Sidomos pas disa vrasjeve të rëndësishme që kishin ndodhur në zonë, ky dyshimet ishin se gisht në këto ekzekutime, apo pjesëmarrës në një formë apo tjetër ishte edhe ai vetë.
Aleks Ndreka, apo i njohur ndryshe si ‘Leksi i Druve’, u arrestua së fundmi me urdhër të SPAK, në Milano, në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’, ku tashmë në pranga apo në kërkim janë disa nga personazhet më të rëndësishëm të krimit në Shqipëri.
47 vjeçari dyshohet për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal si edhe në sigurimin e kushteve për të kryer vrasje.
Policia e Shtetit
Shtetasi Aleks Ndreka, 47 vjeç, i akuzuar në kuadër të megaoperacionit ‘Metamorfoza’, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, si edhe për sigurim të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje, u arrestua së fundmi në qytetin e Milanos në Itali, ku edhe është arrestuar provizorisht.
Ndalimi i tij u bë i mundur falë informacionit të shkëmbyer midis Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, ku edhe u sigurua vendndodhja e këtij shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, ku nga policia italiane u mundësua lokalizimi dhe kapja e tij në qytetin e Milanos, me qëllim ekstradimin në Shqipëri.
Ku për këtë shtetas më datë 23 Korrik 2023, GJKKO, ka caktuar masën e arrestit me burg për veprat e mësipërme penale.
Por cila është veprimtaria kriminale e Aleks Ndrekës, dhe çfarë përfaqësonte ky personazh për krimin në Lezhë?
Cilat janë ngjarjet në të cilat ai është i përfshirë dhe cili ishte roli i tij në aktivitetin e grupeve kriminale në Lezhë?
Aktivitet për të cilin ai u sulmua dy herë në prita të ndryshme, ku mundi të shpëtojë, pa humbur jetën.