Ten Hag do të vijojë dhe sezonin e ardhshëm të jetë në krye të stolit të Manchester United. Holandezi, ka rënë dakord me drejtuesit e United dhe sikundër bënë me dije edhe eksperti i mirënjohur i merkatos Fabrizio Romano, palët pritet të nënshkruajnë marrëveshjen e re. Pavarësisht sezonit negative të holandezit tek United, klubi duket se ka besim dhe kërkon ta vijojë marrëveshjen e bashkëpunimit me të.