Akan Ajdini, drejtor i Iute Credit, i ftuar në emisionin Open në News 24 foli për mikro-financën. Ajdini theksoi se mikro-financa jep kredi edhe me interes zero, sipas një marrëveshje paraprake që bën Iute Credit me kompanitë, ku klientët blejnë produkte.
Sipas tij, te Iute ka më tepër qasje shtresa e mesme, që blen kryesisht produkte të nevojshme. Ajdini nënvizoi se klienti në mikro-financë ka qasje më të shpejtë dhe më praktike.
Akan Ajdini: Është krijuar një perceptim sikur te mikro-financa shkon ai që shkon tek ai që ka hall shumë të madh. Në Iute jepet kredi për produkte të nevojshme, pasi më këste blihet një kondicioner me këste, një celular. Në mikro-financë i shërbehet klasës së mesme, për një qasje më të shpejtë dhe më praktike kur vjen puna te dokumentet.
Mikro-financa jep kredi me një çmim shumë të pranueshëm, ka edhe interes zero. Nëse kondicioneri bën 60 mijë lekë, me katër këste me 15 mijë lekë blihet kondicioneri dhe Iute Credit paguan kondicionerin me çmim 55 mijë lekë prsh, sipas një marrëveshje paraprake që kemi lidhur me kompaninë. Natyrisht që kredia në para cash është pak më e shtrenjtë, sepse ka profil risku më të lartë klienti. Kjo praktikë ndodh edhe në Europë e SHBA.
(Arena e Lajmit)