“NATO është menduar si organizatë ushtarake, por është dhe partnere në biznes”, Cani: Kompanitë shqiptare mund të aplikojnë për të marrë tendera pranë Aleancës Ushtarake

Oficerja e kontratave të NATO-s Dorina Cani, e ftuar në rubrikën Opinion në News 24 deklaroi se gjithmonë NATO është menduar si një organizatë ushtarake, por se Aleanca Veri-Atlantike mund të jetë edhe partnere në biznes.

Cani theksoi se kompanitë shqiptare mund të aplikojnë për të marrë tendera pranë Aleancës Ushtarake. Sipas saj, interesi nga kompanitë shqiptare për të tenderuar pranë NATO-s është i lartë.

Oficerja e kontratave të NATO-s Dorina Cani: Edhe në Tiranë si përfaqësuese e NATO-s, prej 10 vitesh punoj në agjencinë që merret me komunikimin pranë NATO-s. Biznesi shqiptar ka mungesë të bashkëpunimit me NATO-n. Ministri Peleshi e mbështeti menjëherë idenë dhe mbajtëm një konferencë “Si të bëjmë biznes me NATO-n”. Bizneset shqiptare e shohin NATO-n si partnere tonën, por ndoshta nuk e kanë menduar se do të bëjnë biznes me Aleancën Veri-Atlantike Ushtarake. Bizneset shqiptare nuk kanë pasur informacion që të bëjnë biznes me NATO-n. Është pak e vështirë të futesh në filtrin e NATO-s, por jo e pamundur. Ne kishim rreth 70 kompani, por mësova se 200 kompani kishin shprehur interes për të bashkëpunuar me NATO-n.

Agjencia që unë punoj bën ndërlidhjet me vendet anëtare me bazat logjistike të NATO-s, jemi aktivë në aksionet e NATO-s në Bosnjë, Irak. Për të kryer misionet tona, duhet që industritë e vendeve anëtare të bëjnë investime. Duke qenë se në Europë ka luftë (gjë që nuk është gjë e mirë), por nga ana e biznesit është një gjë e mirë, sepse buxheti i NATO-s shtohet. Kompanitë shqiptare mund të aplikojnë për të marrë tendera pranë NATO-s.  Për bizneset shqiptare nuk kemi menduar tenderat, ku kërkohen shumë certifikata, por se ka edhe tendera të thjeshtë, ku kërkohen më pak kushte. Ka qenë gjithmonë dëshira ime që të jem pjesë e institucioneve ndërkombëtare. Është një punë që unë e bëj me shumë pasion. Sapo kam prezantuar idenë për Industry Day, ministri Peleshi më ka mbështetur. Mund të them se ka interes nga Shqipëria për të bërë biznes në raport me NATO-n. Qëllimi është që bizneset të përfitojnë, duke ofruar shërbime të ndryshme.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

“NATO është menduar si organizatë ushtarake, por është dhe partnere në biznes”, Cani: Kompanitë shqiptare mund të aplikojnë për të marrë tendera pranë Aleancës Ushtarake

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook