Objektet e konfiskuara, Qeveria përcakton rregullat dhe kriteret e funksionimit të Komisionit

Qeveria miratoi vendimin, përmes të cilit përcakton rregullat për mënyrën e organizimit dhe funksionimit të Komisionit të Objekteve të Konfiskuara.

Sipas vendimit, Komisioni është organ kolegjial, i cili krijohet pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe në ushtrimin e veprimtarisë së tij mbështetet nga struktura përgjegjëse për pronat e paluajtshme në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, si sekretariat teknik.

Komisioni do të përbëhet nga 9 anëtarë, të cilët do të kenë një mandat 3-vjeccar, me të drejtë ripërtëritjeje.

Vendimi i plotë

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5, të nenit 11, të ligjit nr.66/2023, “Për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, me qëllim përdorimin e tyre për interes publik apo strehim social, si dhe zbutjen e pasojave sociale të shkaktuara” me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit,  Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

Ky vendim përcakton rregullat e detajuara për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Komisionit të Objekteve të Konfiskuara (në vijim Komisioni).

KREU II

ORGANIZIMI i  KOMISIONIT

Neni 2

Organizimi i Komisionit

  1. Komisioni është organ kolegjial, i cili krijohet pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe në ushtrimin e veprimtarisë së tij mbështetet nga struktura përgjegjëse për pronat e paluajtshme në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, si sekretariat teknik (në vijim sekretariati).
  2. Komisioni përbëhet nga 9 (nëntë) anëtarë, sipas parashikimeve në pikën 2, të nenit 11, të ligjit nr.66/2023, “Për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, me qëllim përdorimin e tyre për interes publik apo strehim social, si dhe zbutjen e pasojave sociale të shkaktuara”.
  3. Anëtarët e Komisionit, parashikuar në shkronjat “a”, “b”, “c”, “ç”, “d” dhe “dh”, të pikës 2, të nenit 11, të ligjit nr.66/2023, “Për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, me qëllim përdorimin e tyre për interes publik apo strehim social, si dhe zbutjen e pasojave sociale të shkaktuara”, caktohen nga titullari i institucionit, bazuar në kriteret e mëposhtme:
  4. a) Të jetë drejtues i nivelit të lartë politik;
  5. b) Të jetë nëpunës/punonjës i nivelit të lartë drejtues;
  6. c) Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

ç) Të ketë njohuri  në fushën ekonomike, juridike, inxhinierike.

Përjashtohen nga kriteret e përcaktuara në shkronjat “c” dhe “ç” anëtarët e komisionit, që i përkasin nivelit të lartë politik.

  1. Mandati i anëtarit të Komisionit është 3 (tre) vjet, me të drejtë riemërimi. Anëtari qëndron në detyrë dhe përmbush funksionet deri në emërimin e anëtarit të ri, përveç rasteve të parashikuara në shkronjat “b” deri në “e”, të pikës 5, të nenit 2, të këtij vendimi.
  2. Mandati i anëtarit të Komisionit mbaron kur:
  3. a) përfundon afati 3-vjeçar nga emërimi;
  4. b) lirohet nga funksioni zyrtar;
  5. c) jep dorëheqjen;

ç) ndodhet në kushtet e konfliktit të vazhdueshëm të interesit;

  1. d) për shkaqe objektive që e bëjnë të paaftë për të kryer funksionet e ngarkuara;
  2. dh) nuk merr pjesë në 3 (tri) mbledhje të njëpasnjëshme, pa një shkak të ligjshëm;
  3. e) dënohet me vendim penal të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale.

Neni 3

Zgjedhja e kryetarit dhe detyrat

  1. Ministri përgjegjës i pronës shtetërore cakton si kryetar të Komisionit një nga dy përfaqësuesit e ministrisë përgjegjëse për pronën shtetërore.
  2. Kryetari i Komisionit ushtron këto funksione:
  3. a) Thërret dhe drejton mbledhjet e Komisionit;
  4. b) Përfaqëson Komisionin në marrëdhëniet me të tretët, sipas akteve ligjore e nënligjore në fuqi;
  5. c) Nënshkruan vendimet e Komisionit;

ç) Ushtron çdo funksion tjetër, të përcaktuar sipas ligjit nr.66/2023, “Për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, me qëllim përdorimin e tyre për interes publik apo strehim social, si dhe zbutjen e pasojave sociale të shkaktuara”.

Në rast mungese, kryetari zëvendesohet nga zëvendëskryetari, i cili zgjidhet nga Komisioni në mbledhjen e tij të parë të çdo viti kalendarik, me rotacion midis anëtarëve.

Neni 4

Sekretarati i Komisionit

  1. Sekretariati i Komisionit është pjesë përbërëse e strukturës administrative të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, në funksion të Komisionit, i cili përgatit dhe administron dokumetacionin për vendimmarrje të Komisionit.
  2. Sekretarati i Komisionit ka këto detyra:
  3. a) Njofton anëtarët e Komisionit për datën, orën, mënyrën, rendin e ditës dhe vendin e zhvillimit të mbledhjes, të paktën 5 (pesë) ditë para datës që caktohet për zhvillimin e saj;
  4. b) Organizon mbledhjet e Komisionit;
  5. c) Përgatit dokumentacionin e mbledhjes së Komisionit dhe ua dërgon materialet e mbledhjes anëtarëve të Komisionit, sipas rendit të ditës së mbledhjes së miratuar nga kryetari, të paktën 3 (tri) ditë para datës së mbledhjes;

ç) Mban procesverbal për çdo mbledhje, i cili nënshkruhet nga të gjithë anëtarët e Komisionit;

  1. d) Verifikon kuorumin e nevojshëm per mbajtjen e mbledhjes së Komisionit;
  2. dh) Administron protokollin dhe vulën e Komisionit, në përputhje me ligjin për rregullat e prodhimit, administrimit, kontrollit dhe ruajtjen e vulave zyrtare.
  3. e) Zbardh vendimet e marra në mbledhjen e Komisionit, brenda 2 (dy) ditëve nga mbajtja e mbledhjes;

ë) Administron dokumentacionin dhe e përcjell atë për arkivim pranë strukturës përkatëse, në përputhje me legjislacionin për arkivat;

  1. f) Pas autorizimit të kryetarit të Komisionit, u vë në dispozicion informacion palëve të treta, në përputhje me ligjin nr.119/2014, “Për të drejtën e informimit”.

Neni 5

Bashkëpunimi me institucionet

  1. Ministria përgjegjëse për administrimin e pronës shtetërore, Agjencia e Zhvillimit të Territorit, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Enti Kombëtar i Banesave, autoriteti/et publik/e në cilësinë e njësisë së zbatimit, njësitë e vetëqeverisjes vendore, si dhe çdo institucion tjetër, që konsiderohet i nevojshëm, kanë detyrimin për të bashkëpunuar me Komsionin, si dhe për të vendosur në dispozicion çdo informacion apo dokumentacion të nevojshëm, me qëllim mirëfunksionimin dhe vendimmarrjen e drejtë të Komisionit.
  2. Vendimet e marra nga Komisioni janë të detyrueshme për t’u zbatuar.

KREU III

Neni 6

Detyrimi i pjesëmarrjes në mbledhje dhe procedura në rast të pengesës ligjore dhe konfliktit të interesit

  1. Komisioni mblidhet sa herë është i nevojshëm shqyrtimi i një çështjeje ose rasti, por jo më pak se 6 (gjashtë) herë në vit.
  2. Kryetari thërret mbledhjen dhe vendos për rendin e ditës, datën, orën, vendin dhe mënyrën e zhvillimit të saj. Mbledhjet mbahen pranë ambienteve të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Për shkak të natyrës së veçantë të punës dhe vendimmarrjes së Komisionit, anëtarët duhet të jenë të pranishëm fizikisht në mbledhje, përjashtuar rastet e jashtëzakonshme, ku anëtarët mund të marrin pjesë në mbledhje nëpërmjet mjeteve të komunikimit audio dhe video në distancë, të cilat garantojnë identitetin e anëtarit.
  3. Mbledhja mund të kërkohet me shkrim edhe nga 1/3 e anëtarëve të Komisionit. Kryetari është i detyruar të thërrasë mbledhjen e Komisionit në datën, orën, vendin, mënyrën, duke përfshirë në rendin e ditës çështjet e kërkuara nga 1/3 e anëtarëve të Komisionit.
  4. Në pamundësi objektive, papajtueshmëri, konflikt interesi ose pengesë ligjore të kryetarit, veprimet përgatitore dhe thirrja e mbledhjes kryhen nga zëvendëskryetari.
  5. Pjesëmarrja e anëtarëve të Komisionit në mbledhjet dhe veprimtaritë e tij është e detyrueshme përgjatë gjithë periudhës së ushtrimit të kësaj detyre.
  6. Në rastin kur në lidhje me çështje të caktuara, që trajtohen në veprimtarinë dhe mbledhjet e Komisionit, anëtari i Komisionit vihet në dijeni të rrethanave të tilla, që sipas ligjit, e vendosin atë përpara njërit prej rasteve të konfliktit të interesit ose të pengesës ligjore, njofton menjëherë kryetarin e Komisionit dhe deklaron arsyet konkrete që sjellin pengesë për pjesëmarrjen në përgatitjen, diskutimin dhe miratimin e çështjes përkatëse.
  7. Në rastet kur një anëtar nuk merr pjesë në 3 (tri) mbledhje të njëpasnjëshme, pa një shkak të ligjshëm, zëvendësohet me një anëtar tjetër nga institucioni i cili ka propozuar anëtarin, sipas përbërjes së përcaktuar në pikën 2, të nenit 11, të ligjit nr.66/2023, “Për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, me qëllim përdorimin e tyre për interes publik apo strehim social, si dhe zbutjen e pasojave sociale të shkaktuara”.

Neni 7

Kuorumi i mbledhjes së Komisionit

  1. Mbledhja e Komisionit është e vlefshme kur janë të pranishëm më shumë se gjysma e anëtarëve të tij.
  2. Vendimet e Komisionit merren me votim të hapur dhe komisioni vendos me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm në mbledhje.
  3. Kur nuk sigurohet kuorumi i nevojshëm, kryetari vendos thirrjen e mbledhjes pasardhëse, të paktën 24 (njëzet e katër) orë pas së parës. Në këtë rast, mbledhja është e vlefshme në qoftë se janë të pranishëm së paku gjysma e anëtarëve me të drejtë vote.

Neni 8

Mënyra e procedura e votimit dhe procesverbali i mbledhjes

  1. Anëtarët, që janë të pranishëm në mbledhje dhe që nuk kanë pengese ligjore për të votuar, nuk mund të abstenojnë. Kryetari voton i fundit.
  2. Vendimet merren me shumicën e votave të anëtarëve që marrin pjesë në mbledhje dhe kanë të drejtën e votës.
  3. Në rastet kur rezultati i votimit është i barabartë, vota e kryetarit është vendimtare.
  4. Anëtarët kanë të drejtë të shënojnë në procesverbal faktin dhe arsyet e votimit kundër një vendimi të marrë.
  5. Në çdo mbledhje mbahet një procesverbal, në varësi edhe të natyrës së çështjeve të shqyrtuara në mbledhjen e Komisionit. Procesverbali i mbledhjes përmban detyrimisht dhe në mënyrë të përmbledhur:
  6. a) datën dhe orën e fillimit e të mbarimit të mbledhjes;
  7. b) çështjet e shqyrtuara në rendin e ditës;
  8. c) anëtarët e Komisionit të pranishëm;

ç)  veprimet procedurale të zhvilluara në mbledhjen e Komisionit;

  1. d) përmbledhjen e diskutimeve të anëtarëve;
  2. dh) dispozitivin e vendimeve të Komisionit për çështjet që ishin pjesë e rendit të ditës; si dhe
  3. e) çdo qëndrim tjetër, mbajtur gjatë punimeve të mbledhjes së Komisionit.
  4. Procesverbali mbahet nga sekretariati i Komisionit dhe u dërgohet për shqyrtim anëtarëve të Komisionit të pranishëm në mbledhje, të cilët, jo më vonë se 48 (dyzet e tetë) orë nga dita e nesërme e marrjes në dijeni, duhet të njoftojnë kryetarin, nëse kanë vërejtje për përmbajtjen e tij.
  5. Procesverbali përfundimtar u njoftohet të gjithë anëtarëve të Komisionit. Në rastet e kontestimeve nga anëtarët, procesverbali shqyrtohet dhe miratohet si çështje e parë e rendit të ditës në mbledhjen pasardhëse të Komisionit. Pas miratimit, procesverbali nënshkruhet nga kryetari dhe sekretariati i Komisionit.

KREU IV

DISPOZITA TË FUNDIT

Neni 9

Zgjedhja e anëtarëve, zëvendëskryetarit dhe mbledhja e parë

  1. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, titullarët e institucioneve, të përcaktuara në shkronjat “a”, “b”, dhe “dh”, të pikës 2, të nenit 11, të ligjit nr.66/2023, “Për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, me qëllim përdorimin e tyre për interes publik apo strehim social, si dhe zbutjen e pasojave sociale të shkaktuara”, i njoftojnë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës të dhënat për nëpunësit e nivelit të lartë drejtues, të caktuar prej tyre. Titullarët, sipas shkronjave “c”, “ç” dhe “d”, i njoftojnë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës të dhënat për një nëpunës, si anëtar të këtij Komisioni, në rast se e kanë autorizuar një të tillë.
  2. Kryetari i Komisionit, jo më vonë se 5 (pesë) ditë nga data e marrjes së njoftimit nga titullari i institucionit, që ka caktuar i fundit anëtarin e tij, thërret mbledhjen e parë të Komisionit.
  3. Në mbledhjen e tij të parë të çdo viti kalendarik, Komisioni zgjedh zëvendëskryetarin me rotacion midis anëtarëve.

Neni 10

Raportimi i Komisionit

Komisioni ka detyrimin e raportimit periodik 3-mujor te ministri përgjegjës për administrimin e pronës shtetërore dhe te ministria përgjegjëse për zhvillimin urban.

Neni 11

Organet  që ngarkohen me zbatimin e aktit

Ngarkohen Komisioni i Objekteve të Konfiskuara, Kryeministria, ministria përgjegjëse për administrimin e pronës shtetërore, ministria përgjegjëse për zhvillimin urban, Agjencia e Zhvillimit të Territorit, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin, autoritet/et publik/e në cilësinë e njësisë së zbatimit dhe  njësitë e vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.

Neni 12

Hyrja në fuqi

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Arena e Lajmit

Objektet e konfiskuara, Qeveria përcakton rregullat dhe kriteret e funksionimit të Komisionit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook