Operacioni, “Territori i Pastër”, Balla përshëndet rezultatet e Policisë në asgjësimin e ngastrave me kanabis

Ministri i Brendshëm Taulant Balla përshëndeti Policinë e Shtetit për rezultatet në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike, përmes një postimi në rrjete sociale ku thekson se janë proceduar 5 autorë të dyshuar dhe janë asgjësuar mijëra bimë kanabis.

Duke përgëzuar forcat e Policisë së Shtetit, ministri Balla shprehet se “vijon intensivisht nga ajri dhe toka, megaoperacioni policor kombëtar i koduar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike. Përgëzime Policisë së Shtetit Shkodër, Gjirokastër dhe Kukës, për operacionet e fundit, gjatë të cilave u asgjësuan 7600 bimë e fidanë canabisi, u sekuestruan armë zjarri, municion luftarak, si dhe u arrestuan/proceduan pesë shtetas, si autorë të dyshuar.”

Ngastrat e mbjella bimë kanabis të madhësive janë asgjësuar dhe Policia e Shtetit procedoi 5 shtetas si autorë të dyshuar duke siguruar edhe provat materiale, bimë kanabisi, armë, municion luftarak dhe prova të tjera me vlerë ligjore.

Gjatë këtij aksioni forcat e policisë përdorën informacionet e mbledhura në rrugë operative, por edhe teknika speciale të hetimit. Për vendndodhjen e ngastrave të mbjella në terrene të vështira dhe larg vendbanimeve, policia përdori pajisje të ndryshme, përfshirë edhe dronët.

Ky operacion kombëtar i Policisë së Shtetit për zbulimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike, vijon në mënyrë intensive me qëllim zhdukjen që në fillesë të çdo tentative për vjeljen e lëndës narkotike.

Arena e Lajmit

Operacioni, “Territori i Pastër”, Balla përshëndet rezultatet e Policisë në asgjësimin e ngastrave me kanabis

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook