“Përmbushja e një amaneti të trashëguar brez pas brezi”/ 25-vjetori i çlirimit të Kosovës, Basha mesazh urimi: Lavdi përjetë dëshmorëve për lirinë e saj!

Lulzim Basha ka uruar ditën e Çlirimit të Kosovës.

Me anë të një postimi në Facebook, Basha shkruan se 12 Qershori 1999 shënon fundin e luftës së drejtë kundër genocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë dhe fillimin e realizimit të një ëndrre shekullore lirie.

Sipas tij, Çlirimi i Kosovës është përmbushja e një amaneti të trashëguar brez pas brezi, të mbrojtur me pushkë e me penë, nga patriotë që nuk u dorëzuan kurrë përballë padrejtësive historike dhe krimeve mizore.

Basha më tej shpreh mirënjohje për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe, vendeve mike të Europës, NATO-n dhe gjithë atyre që i dhanë fund padrejtësive dhe mizorive mbi popullin e Kosovës.

POSTIMI I PLOTË:
12 Qershori 1999 shënon fundin e luftës së drejtë kundër genocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë dhe fillimin e realizimit të një ëndrre shekullore lirie.
Çlirimi i Kosovës është përmbushja e një amaneti të trashëguar brez pas brezi, të mbrojtur me pushkë e me penë, nga patriotë që nuk u dorëzuan kurrë përballë padrejtësive historike dhe krimeve mizore. Çerek shekulli pas hyrjes së ushtarëve të parë të NATO-s në tokën e Kosovës, që është edhe toka e gjyshërve të mi, ndihem fatlum të kem qenë dëshmitar i asaj ngjarje historike, që do të më shoqërojë përgjatë gjithë jetës sime.
Në këtë ditë krenarie kombëtare, mirënjohja e thellë e çdo shqiptari shkon për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe, vendeve mike të Europës, NATO-n dhe gjithë atyre që i dhanë fund padrejtësive dhe mizorive mbi popullin e Kosovës.
Kjo ditë nuk do të ishte e mundur pa vizionin e arkitektit të pavarësisë së Kosovës, Presidentin Ibrahim Rugova, pa heroizmin e Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharit, bijave dhe bijëve të Kosovës dhe kombit mbarë, që kryen sakrificat më sublime për liri.
25 vite nga ai 12 Qershor, çdo shqiptar dhe kontributor i kësaj ëndrre lirie, duhet të jetë krenar për përparimin e Kosovës, konsolidimin e institucioneve të saj, demokracinë e gjallë dhe konkurruese, teska vendi ecën i vendosur në rrugën e saj euro-atlantike.
Lavdi përjetë dëshmorëve për lirinë e Kosovës!
Urime Kosovë!

Arena e Lajmit

“Përmbushja e një amaneti të trashëguar brez pas brezi”/ 25-vjetori i çlirimit të Kosovës, Basha mesazh urimi: Lavdi përjetë dëshmorëve për lirinë e saj!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook