“Po, jemi favorit”, Carvajal nuk fshihet: Jemi këtu për të fituar Evropianin

Më 15 qershor, jo vetëm Shqipëria debuton në “Euro2024”, por një sfidë po kaq e rëndësishme për fatin e grupit B do të luhet në orën 18:00, Spanjë-Kroaci. Daniel Carvajal, mbrojtësi spanjoll, vjen në këtë Evropian me një status të veçantë, si fitues i Champions League me Real Madrid, por anësori nuk dëshiron të ndalet këtu, kërkon suksesin edhe në Evropian. Në këtë sfidë hapëse, Carvajal do të ketë përballë mikun e tij, Luka Modric:

“Shpresoj që të mos bëj ndeshjen e tij të shtunën. Të përballem me të në Evropian e bën këtë sfidë speciale. Do të përpiqem të shkëmbej fanellën me të. Ne favorit për të fituar Evropianin? Njerëzit e thonë me siguri këtë. Po, jemi favorit për të fituar Evropianin, këtë e them hapur”, u shpreh Carvajal për Marca.

()

Arena e Lajmit

“Po, jemi favorit”, Carvajal nuk fshihet: Jemi këtu për të fituar Evropianin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook