Qëllon me gurë portën e Kryeministrisë, neutralizohet nga forcat e sigurisë (VIDEO)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këtë mbrëmje përpara Kryeministrisë.

Një person është parë duke gjuajtur me gurë Kryeministrinë. Më pas, ai është neutralizuar nga policia.

Incidenti ka ndodhur pikërisht në ditën, kur vula e PD-së i kaloi Sali Berishës dhe pranë shtëpisë së ish-kryeministrit u mblodhën shumë simpatizantë.

 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 11.06.2024, rreth orës 22:40, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi U. K., 45 vjeç, (i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor), duke qenë në gjendje të dehur, ka gjuajtur me gurë në drejtim të Kryeministrisë.

Shtetasi U. K., është shoqëruar në ambientet e Policisë dhe më pas në spital, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Qëllon me gurë portën e Kryeministrisë, neutralizohet nga forcat e sigurisë (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook