Shqipëria, flet Qazim Laçi: Këtu me meritë, ndaj Italisë e vështirë, grupi i bashkuar

Mesfushori i Shqipërisë, Qazim Laçiu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, në prag të Europianit.

Italia- Do të jetë një përballje shumë e vështirë. Që kur mësuam shortin e dinim që ndeshja me Italinë do të jetë shumë e rëndësishme. Siç e thash edhe më para, të gjithë lojtarët po japin maksimumin, janë shumë shumë të fokusuar, shumë të motivuar dhe duhet të luftojmë deri në fund për të marrrë maksimumin e pikëve.

Ndeshja e parë gjithmonë është pak më e vështira, për çdo ekip. Në kemi arritur deri këtu me shumë meritë. Kemi zhvilluar sfida të mëdha, në kualifikuese dhe do të vazhdojmë me punën e mirë, siç kemi bërë në stërvitje ashtu do të bëjmë edhe në fushën e blertë për të siguruar pikët.

Grupi– Kemi një konkurrencë shumë pozitive brenda grupit, sepse të gjithë lojtarët jemi të barabartë. Në çdo pozicion ka shumë garë dhe të gjithë lojtarët po japim maksimumin për ta çuar Kombëtaren sa më lart”, – tha ai.

(J.S/)

 

 

Arena e Lajmit

Shqipëria, flet Qazim Laçi: Këtu me meritë, ndaj Italisë e vështirë, grupi i bashkuar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook