Telashet nuk kanë fund për Marco Asension. Lojtari i PSG-së nuk u thirr nga tekniku i kombëtares spanjolle Luis De La Fuente dhe në këtë mënyrë nuk do të marrë pjesë në Euro 2024. Por problemet nuk përfundojnë këtu për ish madrilenin. Fansat e tij kishin vënë re kohët e fundit se ai dhe bashkëshortja e tij Sandra Garal nuk e ndiqnin më njëri tjetrin në Instagram.
Ishte vetë Asensio që të martën në mbrëmje pohoi që mes tij dhe bashkëshortes Sandra Garal çdo gjë ka marrë fund. Çifti do të shkojë shumë shpejtë drejt divorcit, ndërkohë që Asensio duhet të mendojë për të ardhmen e tij, në prag të sezonit të ri.