Zgjedhja e Belerit si eurodeputet, Qefalia: Nuk interferon në sistemin e drejtësisë

Fredi Beleri u zgjodh si europarlamentar nga zgjedhësit grekë. Kështu u shpreh deputeti socialist Xhemal Qefalia në rubrikën “Opinion” në News24.

Ai tha se nuk do të ketë asnjë inteferim në sistemin e drejtësisë zgjedhja e Belerit si eurodeputet.

“Ne do të presim vendimin e Gjykatës së Apelit që është vendim i formës së prerë. Në varësi të këtij vendimi do të shikojmë se çfarë do të ndodhë, por ajo që mund t’ju them është se nuk mund të ketë asnjë interferim në sistemin e drejtësisë, pasi nuk ka ndodhur deri më sot, edhe pse për këtë individ ka pasur ndërhyrje edhe nga ndonjë shtet”, tha Qefalia.

Lidhur me veprimtarinë e Belerit si eurodeputet, Qefalia tha se raportet që ai do të krijojë mbeten për tu parë, pasi çdo eurodeputet krijon raportet dhe qëndrimet e tij.

Arena e Lajmit

Zgjedhja e Belerit si eurodeputet, Qefalia: Nuk interferon në sistemin e drejtësisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook