2.5 mln lekë për mbi 101 dynym tokë, si u tentua të fshihej pronari përmes transaksioneve që i bëheshin pronës

Një detaj i rëndësishëm që është anashkaluar nga rasti në fjalë është edhe sipërfaqja 101 mijë e 700 m2, e cila është blerë me vlerë totale 2 milionë e 500 mijë lekë, që është një shifër anomalisht e ulët përsa i përket vlerës së tokës pyjore në atë kohë.

Denocuesi Nik Palokaj

 “Në 2008 arriti krimi ekonomik provoi prokurën fallso…, ia ka shitur me cmim krejt banal atyre që e kanë blerë”

Sipas ish zv-Kryeregjistruesit të Kadastrës, Flamur Çollaku, nuk ka mundësi që një tokë në një zonë të tillë, të shitet me atë çmim.

Avokati Flamur Collaku

“Pra, 101 700 m2 i ka blerë i njëjti person me vlera mos gabohem 2 milion e 500 mijë lekë të reja. Pra, 101 700 m2 janë shitur me 2 milionë e 500 mijë lekë të reja do të thotë një evasion fiskal i jashtëzakonshëm.

101 700 m2 nuk mund të bëjnë kurrë 25 mijë lekë të vjetra!

Po ta shohim se sa i ka ra vlera metri katrorit, jo në 2008, por asnjëherë nuk ka qenë më çmim kaq të ulët.”

Por kush ishte prokurori që në 2008 hetoi çështjen e fallsifikimit të kësaj prone?

Prokurori i ngarkuar me çështjen, për të cilën është marrë vendimi në 2008, është Arben Agovi. Ky i fundit e ka nisur karrierën në drejtësi në 2001 dhe deri në vitin 2007 ka qenë në Prokurorinë e Mirditës. Më pas ka kaluar në Prokurorinë e Lezhës dhe në vitin 2020 është transferuar në Prokurorinë e Tiranës nëpërmjet  vendimit nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Më 13 dhjetor të vitit të kaluar, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit morin vendimin për të konfirmuar në detyrë Prokurorin Arben Agovi. Vendimi, i cili u mor në mënyrë unanime nga KPK-ja u ankimua nga Komisioneri Publik, i cili i ka kërkuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, shkarkimin nga detyra të Prokurorit Agovi.

Në ankimimin e datës 29 janar 2024, Komisioneri Publik, Irena Nino ka kërkuar shkarkimin e Agovit për aspektin e profesionalizmit. Një ndër provat e parashtruara nga Komisioneri Publik lidhej me një denoncim anonim, ku ngrihet pretendimi se Agovi është i korruptuar, pasi çdo vërtetim në Prokurorinë Lezhë, sipas denoncimit, e ka lëshuar kundrejt korrupsionit, ashtu siç dyshohet se edhe ka mbyllur disa dosje.

Për këtë prokuror denoncuesi ka dhënë adresën në web dhe tekstin e publikuar nga një emision televiziv, ku përmendet se prokurori Agovi ka përfituar në mënyrë korruptive shumën prej 500 euro.

Avokati Adriatik Lapaj

“Në shumicën e rasteve keni dëgjuar dhe dëgjoni, që drejtësia është, pra, sektori bazë që garanton pronën e me radhë e me radhë. Kjo nuk është se nuk është e vërtetë, por të jemi të qartë:

Gjyqtarët dhe prokurorët edhe kur duan të jenë në zbatim të ligjit, janë subjekte të ligjit, që do të thotë, një gjyqtar i ndershëm, një prokuror i ndershëm, duhet të zbatojë ligjin.”

Por ku qëndron ngërçi që ka prodhuar prokura e falsifikuar?

Në korrik 2006, me anë të vendimit 442, Gjykata e Lezhës, me Gjyqtar Jak Ndoka, i shpalli të pavlefshme certifikatatat e pronësisë të gjeneruara nga dokumentet e prokurës fallse dhe i vendosi si detyrim Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Lezhë që të bënte regjistrimin e sipërfaqes prej 101 mijë e 700 metra katrorëve në favor të gjithë bashkëpronarëve.

Por, prej prej 18 vitesh ky vendim nuk po gjen zbatim nga Zyra e Regjistrimit ose Agjencia Shtetëore e Kadastrës. Sipas avokates Margarita Kola, problemi tashmë nuk ështe te drejtësia, por te çeshtja e regjistrimit të pronave.

Dokument5 Vendimi
Dokument5 Vendimi

Avokate Margarita Kola

“Gjykata ka shpallur pavlefshmëri të kontratave dhe ka zgjidhur sipas ligjit pasojat e pavleshmërisë, duke thënë se të detyrohet  edhe zyra e regjistrimit të pasurisë së paluajtëshme në atë kohë, që sot është zyra e kadastrës shtetërore, të bëj regjistrimin në emër të paditësit të pronës  që është njohur si pronar.

Në këtë moment ka nxjerë edhe urdhrin e ekzekutimit, pasi vendimi ka vajtur edhe në gjykata të tjera, pasi është apeluar si këto dhe në këtë moment vendimi ka marrë ligjshmëri të plotë. I ka dhënë të drejtë pronarit legjitim  për pronën e tij dhe ka detyruar zyrën e kadastrës të bëj regjistrimin. Problemi tashmë është sipas bisedës me qytetarin është fakti që nuk ekzekutojnë vendimin e gjykatës. Ky është problemi.”

Ky nuk është problemi i vetëm që ka ardhur nga zyra e regjistrimit, por edhe pasojat nga prokura e fallsifikuar, të cilat kanë sjellë transaksione të shumta nga persona të ndryshëm mbi pronën në Malin e Shengjinit.

Avokati Flamur Çollaku

“Cfarë ka ndodhur në këtë rast? Ky vendim nuk gjen zbatim ( i referohet vendimit të gjykatës) sepse nuk është në gjëndjen që kur është bërë gjyqi në 2006, ndërkohë që ata kanë vazhduar t’i bëjnë transaksionet  e pronës që më ..2005.

Kur po zhvillohesh gjykimi i 2006 për bashkëpronësinë, personat kanë vazhduar ta shesin dhe ta transferojnë pronën te të tretët, edhe te të katërt sepse këtu ndodh një fenomen shumë interesant.

Kanë bërë shitjet në ..2005 njëri nga këta të pandehurit dhe përsëri, po ky ka blerë pronën, ka marrë pronë prapë. Po ky që i ka shitur, ky i ka blerë prapë.

Jemi në kuadër të mashtrimit, unë të shes ty pronë dhe përsëri po e blej unë.

E heq pronën nga vetja dhe kur qetësohet situata e marr prapë.

Këtu duhet të rifillojë një hetim prapë për të gjitha transaksionet që janë bërë të mëvonshme dhe të rregullohen pasojat ose të rregullohen në rrugë civile, vendim gjykate duke I thërritur të gjitha palët…Jemi në një situatë që qytetari është shumë në vështirësi.”

Nik Palokaj nuk është mjaftuar me vendimin e gjykatës Lezhë dhe ka kërkuar drejtpërdrejt nga Zyra e Regjistrimit që të bënte regjistrimin e pasurisë, por nuk ka arritur që të rimarrë pronën.

Denocuesi Nik Palokaj

 “Zyra e përmbarimit e mori shtruar, flet për përmbaruesin që nuk I ka mbaruar punë.”

Nga Zyra e Regjistrimit ka ardhur e njëjta përgjigje, e cila ia vesh përgjegjësinë faktit se transaksionet e kryera mbi tokën janë realizuar përpara vendimit të Gjykatës së Lezhës në 2006.

Sipas përgjigjes në vitin 2016, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka deklaruar se vendimi 442 i vitit 2006 është i pavlefshëm pasi prona është tjetërsuar te palë të treta.

Gjithashtu, ish Zyra Qendrore asokohe deklaronte se vendimi nuk sjell asnjë pasojë juridike dhe në vendimin e Gjykatës nuk është marrë parasysh interesi i palëve të treta.

Sipas avokates Margarita Kola, mos zbatimi i këtij vendimi ka pasoja serioze për Zyrën e Regjistrimit.

Avokate Margarita Kola

Mos ekzekutimi I vendimit të gjykatës është edhe shkelje penale dhe personat ose institucionet që nuk ekzekutojnë vendimin e gjykatës dalin përgjegjës përsona të caktuar dhe dënohesh me ligj, për mos zbatim ose pengim të zbatimit të vendimit të gjykatës.

Kjo është mënyra e parë si munde ta zgjidhësh.

Mënyra e dytë është ti drejtohesh përsëri Zyrës së Regjistrimit ose Kadastrës Shtetërore përsëri me një vendim gjykate, i cili është i shoqëruar me një urdhër ekzekutimi. Në qoftë se pritet përgjigjja pasi bëhet me e- Albania, përgjigjja dhe nëse shprehet se nuk ta regjistron, do i drejtoihesh gjykatës administrative për të urdhëruar regjistrimin në këtë rast. Pra, këto janë dy mënyrat për ta zgjidhur çështjen.

Problemi për mua qëndron që në momemtin që ka një vendim gjykjate, Zyra e Regjistrimit e atëhershme, ASHK-ja e sotme e ka pasur detyrimin ta regjistrojë. Unë nuk e di ku e marrim guximin ata punonjës atje, që të mos të zbatojnë një vendim gjyqësor. Nuk e di ku e gjejnë kurajon, që kjo zyrë të shkelë ligjin kaq hapur. Është e patolerueshme të mos zbatosh një vendim gjykate. Nuk e di në çfarë shteti mundet të ndodhë kjo.

Sipas ish Zv. Kryeregjistruesit Çollaku, kjo situatë është e vështirë dhe kërkon hetim për gjithë zinxhirin e vendimeve.

Avokati Flamur Collaku

Tani cfarë gjeneron e gjitha kjo? Vijmë në fund dhe është ndarë e gjitha kjo pasuri në 45 pasuri, pra 101 700 m2, tani janë 45 pasuri të tjera, por kanë edhe personat që janë dënuar vazhdojnë të kenë pronësi mbi disa pasuri.

Tani rregullimi këtu është shumë i vështirë, sepse mjetet ligjore për ti rregulluar janë vetëm për të vënë në lëvizje gjykatat, edhe njëherë gjykatën nga e para, për të rregulluar pasojat që duhet ti kishin rregulluar organi i akuzës dhe gjykatat. Të gjitha këto veprime duhet ti kishin kaluar gjykatat, të ishin kryer nul. Sepse cfarë ndodh?

Mbas vitit 2008 janë kryer përsëri transaksione. Kur dokumentat kanë dalë të fallsifikuara, prokurat kanë dalë të fallsifikuara,  vazhdojnë transaksione edhe mbas 2008 edhe sot jemi te 45 pasuri. Dhe Kadastra faktikisht me iniciativën e saj nuk duhet të bëjë asnjë veprim. Faktikisht ajo shkel ligjin sepse 30 ditë ka të drejtë ti bllokojë,  jo më shumë, por ajo duhet të parandalojë, të paktën ku jemi të frenohet.

E vetmja mënyrë ligjore për këtë punë është të vihet në lëvizje gjykata nga e para, por që të vësh në lëvizje gjykatën për 45 pronarët që I kanë sot, të cilët I kanë marrë mbi veprime të fallsifikuara, është një gjë shumë  e vështirë, sidomos nga funksionimi i gjykatave, që duhen 15 vjet për të mbaruar një gjykim në të gjitha shkallët, është shumë e vështirë.

Kjo është pasojë e një gjykimi jo të thelluar dhe një hetimi jo të thelluar, të prokurorisë dhe të gjykatës.

Për “Vetting”, Nik Palokaj pohon se mori një përmbarues privat për të rimarrë pronën e tij, por përsëri nuk arriti të ndryshonte gjë pasi e njëjta përgjigje vinte nga Zyra e Regjistrimit ose sic quhet ndryshe sot Kadastra.

Në disa raste, përmbaruesi privat i ka vendosur gjobë drejtuesit të  Zyrës së Regjistrimit Lezhë, Bledar Mulaj me vlerë 50 mijë lekë.

Sipas juristëve, kadastra ka përgjegjësi për mos zbatimin e vendimit të Gjykatës pasi mos ekzekutimi i vendimeve gjyqësore nga prokuroria, por edhe nga kadastra Lezhë, vazhdon të prodhojë pasoja juridike.

Avokate Margarita Kola

“Në qoftë se ASHK nuk e ka regjistruar, të paktën duhet ta bllokojë sepse ka një vendim gjykate, pasi sikurse themi ne, ka vendime gjykate me barrë sikurse e themi ne ose me kufizime dhe nuk lejon të bëhet asnjë tjetërsim i asaj prone. Në qoftë se nuk e ka bërë këtë ASHK, janë dyfish në shkelje të ligjit.”

Megjithatë ajo që hedh dyshime të forta për implikimin e Zyrës së Regjistrimit lidhet me kryerjen e transaksioneve edhe mbas vendimit të Gjykatave, ku janë kryer transaksione për shitblerjen e këtyre trojeve në vitin 2012 ka lidhje me emrat e implikuar në transaksione.

Sipas deklaratave të Nik Palokaj, personat që qendrojnë mbas këtyre transaksioneve janë ish Prokurorë, ish Deputetë dhe ish kryetar komunash.

Avokati Flamur Çollaku

“Kjo duhet parë nga SPAK sepse këtu ka persona me detyrë shtetërore që kanë prona mbi këto transaksione.”

Arena e Lajmit

2.5 mln lekë për mbi 101 dynym tokë, si u tentua të fshihej pronari përmes transaksioneve që i bëheshin pronës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook