Akuza për korrupsion, arrestohet inspektori i IMT Berat

Prokuroria e Beratit urdhëroi arrestimin në kushtet e flagrancës së një Inspektori të Mbrojtjes së Territorit, i cili dyshohet se është përfshirë në një rast korrupsioni. Inspektori dyshohet se i ka marrë një shtetasi 20 mijë lekë, për të mos i vendosur një gjobë, për një ndërtim të paligjshëm.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat në kuadër të procedimit penal me nr.339 të vitit 2024, në bashkëpunim dhe me Oficerët e krimit ekonomik pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, ka arrestuar në flagrance shtetasin P.K. me detyrë inspektor në Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit Berat.

Arrestimi i tij u bë për veprat penale të “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i K.Penal dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i K.Penal, pasi në mënyrë të paligjshme ka përfituar një shumë prej 20.000 lekësh nga kallezuesi, shtetasi Th.Gj. kundrejt shmangies së gjobës administrative për një ndërtim të dyshuar pa leje që kallëzuesi po kryente.

Falë bashkepunimit të kallëzuesit si dhe përdorimit të veprimeve simuluese u dokumentua ngjarja dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale shuma e parave.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat gjen rastin të inkurajojë të gjithë qytetarët për të denoncuar praktikat korruptive dhe shpreh vullnetin e saj të palëkundur në luftën kundër korrupsionit.

Arena e Lajmit

Akuza për korrupsion, arrestohet inspektori i IMT Berat

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook