Boston “prek” titullin në NBA, fiton edhe në fushën e Dallas Mavericks (VIDEO)

Boston Celtics është një fitore larg titullit kampion në NBA për sezonin sportiv 2023-2024. Ekipi kampion i Lindjes fitoi së fundmi 106-99 në fushën e Dallas Mavericks në finalen e tretë play off, duke udhëhequr 3-0 serinë e takimeve dhe mund të ngrenë trofeun e kampionit që në sfidën e radhës.

Një ndeshje në përgjithësi e ekuilibruar, ku pjesa e parë u mbyll 51-50 për vendasit. Në çerekun e tretë, Boston shkëputet deri ne 15 pikë, por nuk arrin dot ta mbyllë ndeshjen. Dallas ngushton deri në 1 pikë diferencën (93-92), por pa mundur dot të bëjnë përmbysjen e madhe. Celtics shkëputet sërish në periodën e fundit dhe fiton me meritë. Tatum me 31 pikë e Broën me 30 pikë ishin dy liderët e skuadrës së Boston në këtë ndeshje.

Për Dallas “zgjohet” Irving, që realizoi 35 pikë, ndërsa Doncic shënoi 27 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar ndeshjen. Edhe sfida e radhës do të luhet në fushën e Dallas, që do të synojë fitoren, si mundësia e vetme për të rihapur garën për titull, ndërsa fitorja e Boston e shpall automatikisht kampion.

()

Arena e Lajmit

Boston “prek” titullin në NBA, fiton edhe në fushën e Dallas Mavericks (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook