Geron Kamberi, ekspert i çështjeve ndërkombëtare, në rubrikën “Çështja e Ditës” në Neës24 tha se zgjedhjet e fundit për parlamentin europian kanë ringjallur situatën e të djathtëve dhe populiste në Europë.
Por a do të përkthehet ky trend, pra vota për Parlamentin Europian, në votë për zgjedhjet e brendshme në vendet e BE-së?
Kamberi shprehet se kjo do të shikohet në zgjedhjet e parakohshme në Francë, nëse do të vijojë ky trend, ose jo.
Kamberi tha se kandidatura zyrtare, ajo e Ursula Von Der Leyen si Presidente e Komisionit Europian, pritet të rikonfirmohet edhe për një mandat tjetër 5-vjeçar.
Duke folur nëse grupimet e ekstremit të djathtë mund të ndikojnë ose jo në procesin e zgjerimit të BE-së, Kamberi u shpreh se në këtë proces ekziston mekanizmi i vetos, por do të shikohet se si do ta përkthejnë Komisionerët e partive të djathta, ata që do të jenë në Komisionin Europian, ose raporterët, këtë proces, pra do të propozojnë uljen e ritmit apo do të ndalin ritmin e zgjerimit.
Kamberi tha se ata mendojnë se zgjerimi mund përfaqëso problematikat që bënë që në zgjedhjet europiane, qytetarët të votonin djathtas dhe që lidhen pikërisht me ato temat e emigracionit të paligjshëm, luftës etj.
Por sipas Kamberit, procesi i integrimit në BE varet nga ritmi i reformave.
“Asnjëherë nuk duhet harruar, që çdo vend kandidat do të matet me progresin që do të bëjë. Do të shikojmë kur të hapen negociatat se çfarë qëndrimi do të mbahet nga PE dhe partitë e djathta”, tha ai.
Lidhur me qëndrimin që mund të mbajë Greqia, Kamberi u shpreh se ky shtet ka instrumentin e vetos, mund ta aplikojë, por kjo varet edhe nga mënyra se si do të sillet Shqipëria , por edhe nga presioni i vendeve të tjera, si Franca apo Gjermania ndaj Greqisë.