Chiesa: Shqipëria ka një avantazh, na njeh shumë mirë

Chiesa pritet të jetë mbështetja kryesore për Scammacën në sulmin e “azzurrëve” këtë Euro 2024. Sulmuesi i Juventusit, i cili ka qenë këto ditë edhe në qendër të merkatos, me mediat italiane që kanë folur për një interes të Romës për të, ka folut për ndeshjet e kombëtares italiane në këtë evropian dhe sigurisht edhe për përballjen me Shqipërinë.

“Pas Shqipërisë ne do të luajmë kundër Spanjës dhe Kroacisë, e dimë se çfarë do të thotë që të luash kundër këtyre rivalëve. Kroacia ka marrë rezultate fantastike, sidomos në Botëror. Ka lojtarë të shkëlqyer. Shqipëria na njeh mirë, ata e dinë se çfarë do të thotë futbolli italian, do të jetë shumë e vështirë kundër tyre, duhet të fokusohemi”, tha Chissa.

Në fund ai theksoi se e shikon veten shumë mirë, në repartin ofensiv me Scamaccën, me të cilin ka edhe një miqësi shumë të mirë edhe jashtë fushës së lojës.

Arena e Lajmit

Chiesa: Shqipëria ka një avantazh, na njeh shumë mirë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook