“Luarasi” me tarifa promovuese, Admir Belishta: Fakulteti i Drejtësisë ofron 4 programe studimi. Erasmus, bashkëpunim ndërkombëtar me universitete europiane

Profesori i Asociuar Admir Belishta, dekan i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin Luarasi, nga studio e rubrikës “Opinion” në Neës24 tha se në këtë universitet aplikohen tarifa promovuese, që kanë edhe ofertën brenda. Në këtë kuadër, Belishta i ka drejtuar një apel të gjithë maturantëve, që kanë dëshirën dhe interesin për të ndjekur studimet në Universitetin Luarasi, që menjëherë pasi të përfundojnë provimet e Maturës Shtetërore të nxitojnë, pasi vendet janë të limituara, pikërisht nga tarifat promovuese.

“Universiteteti Luarasi ka ardhur me rritje, kemi pritshmëri të lartë për vetë vlerat që ofrojmë”, tha dekani i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin Luarasi.

Në vijim të një mesazhi drejtuar maturantëve, prindërve dhe familjarëve të tyre, Belishta tha se ky është momenti kyç për të vendosur për veten tuaj, për karrierën tuaj, ndaj do ju ftoja të zgjidhnit Universitetin Luarasi, si një universitet serioz që garanton të ardhmen tuaj.

Në këtë kuadër, Belishta tha se tregu i punës ka mirëpritur studentët e diplomuar në Universitetin Luarasi, duke theksuar se sot në sistemin e drejtësisë janë të paktën  20 prokurorë dhe gjyqtarë që pasi janë diplomuar teky universitet dhe më pas kanë vijuar studimet te Shkolla e Magjistraturës, sot janë pjesë e sistemit të drejtësisë.

Në vijim ai sqaroi se Fakulteti i Drejtësisë në Universitetin Luarasi ofron 4 programe studimi: studim i integruar (5 vjet),  dy mastera shkencore (në fushën e të drejtës penale dhe atë civile-tregtare) si dhe masteri për sigurinë, që është unik në Shqipëri.

“Ky universitet jopublik është themeluar në 2003, fillimisht me Fakultetin e Drejtësisë, më pas ka ardhur duke u zgjeruar, me degët e Teknologjisë së Informacionit, Ekonomisë dhe me Shkencat Mjekësore.

Universiteti Luarasi ka krijuar emrin e vet në tregun universitar shqiptar si një universitet serioz, që nxjerr breza të kualifikuar, sipas degëve të studimit që ofron.

Universiteti Luarasi garanton një infrastrukturë akomoduese për studentët, garantojnë ambiente dhe laboratorë bashkëkohorë, kemi laboratorin e kriminalistikës, sikundër po finalizojmë edhe një sallë imituese për gjyqet, duke shërbyer kjo si një lloj praktike për studentët.

Stafi akademik është i kualifikuar, ka eksperienca të gjata të fushës doktrinarë, por edhe asaj praktike. Kemi ekspertë të ftuar të praktikës gjyqësore, që shërbejnë për anën praktike, duke bërë një gërshetim mes anës praktike dhe asaj doktrinarë”, tha dekani i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin Luarasi.

Belishta333
Belishta333

Në vijim ai u shpreh se është merita e stafit pedagogjik pranë këtij universiteti që sot ne kemi studentë të kualifikuar, që marrin dije, të cilat më pas i shërbejnë atyre në karrierë.

Duke vënë theksin në konkurset që ka marrë pjesë Universiteti Luarasi, Belishta tha se gjithmonë kemi qenë në 3 vendet e para, duke përfaqësuar Shqipërinë në konkurset ndërkombëtare.

Dhe referuar konkurseve mes 14 fakulteteve të drejtësisë, Belishta tha se Fakulteti i Drejtësisë në Universitetin Luarasi, ka dalë i pari, çka tregon nivelin e lartë që ofron ky universitet.

“Ne kemi klinikën e ligjit që e dallon Universitetin Luarasi nga universitetet e tjerët.

Përmes klinikës së ligjit ofrojmë ndihmë në dy drejtime: ofrimin e shërbimeve falas ndaj target grupit, dhe elementi i dytë është mësimi në praktikë i rasteve reale, pra një trajnim që i bëhet studentëve.

Jemi pjesë e projekteve të programit Erasmus. Ky program veçanërisht ka rëndësi në shkëmbimin e eksperiencave mes studentëve të Universiteteve që përfshihen në këtë program. Kjo do të thotë se  studentët e Universitetit Luarasi shkojnë dhe ndjekin mësime në universitetet homologe, sikundër nga këto universitete vijnë studentë në Universitetin Luarasi, duke shkëmbyer kështu eksperiencat, qoftë në nivelin studentor ashtu edhe të stafeve akademike.

Kemi marrëveshje bashkëpunime me universitetet e drejtësisë në Europës dhe më gjerë. Dy ditë më parë u nënshkrua marrëveshja me Universitetin Abat në Barcelonë, që është një universitet mbi eksperiencë  50 vjeçare.

Kjo marrëveshje konsiston në shkëmbim të stafit akademik, studentëve, marrjen e përvojave, në organizimin e konferencave, në fushën e kërkimit shkencor. Madje mund të them se kërkimi shkencor është një element që ndikon te akreditimi, te vlera e diplomës. Universiteti Luarasi, Fakulteti i Dreujtësisë,  ka akreditim 6 vjeçar, futet mes 4 universiteteve që kanë këtë akreditim maksimal”, tha dekani i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin Luarasi.

 

Arena e Lajmit

“Luarasi” me tarifa promovuese, Admir Belishta: Fakulteti i Drejtësisë ofron 4 programe studimi. Erasmus, bashkëpunim ndërkombëtar me universitete europiane

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook