Ndahet nga jeta babai i Endri dhe Stefi Priftit! Statusi prekës i vëllezërve: S’kemi asnjë foto me të! Pavarësisht si ka shkuar raporti ynë…

Këngëtarët e mirënjohur, Endri dhe Stefi Prifti, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale kanë njoftuar se babai i tyre është ndarë nga jeta.

Vdekja e tij u njoftua publikisht në një status prekës në adresën e tyre në rrjetin social Facebook.

Vëllezërit Prifti shprehen se pavarësisht se si ka shkuar marrëdhënia e tyre familjare, “përsëri gjaku nuk bëhet ujë. ADN-ja jonë ka 50% të gjakut të tij”.

“Përshëndetje familjare, shokë, miq dhe fansa të kësaj faqeje të madhe! Ju bëjmë me dije, se sot, më 12 qershor 2024, ndërroi jetë babai jonë, Serafin Prifti. Pavarësisht se si ka shkuar marrëdhënia jonë familjare, përsëri gjaku nuk bëhet ujë. ADN-ja jonë ka 50% të gjakut të tij,” shprehen ata.

Endri dhe Stefi rrëfejnë se janë rritur dhe janë edukuar nga nëna e tyre, të cilën e cilësojnë si një heroinë.

“Për shumë njerëz ndoshta duket i çuditshëm ky fakt, por ashtu rrodhi jeta jonë me njeriun që na bëri kokën…! Ne jetuam, u rritëm dhe u shkolluam me nënën tonë heroinë, që sakrifikoi jetën e saj për të tre ne, fëmijët e kësaj martese. Nuk dua të shkruaj më tepër në këtë ditë humbjeje. Varrimi bëhet nesër në orën 12:00,” përfundojnë ata.

Kujtojmë se në një intervistë, Stefi Prifti ka treguar se prindërit e tij janë divorcuar që ku ai ishte 4 vjeç, dhe se ai, vëllai dhe motra e tij kishin qëndruar me nënën.

Këngëtari rrefeu se me babain ishte takua,r por nuk e kishte falur për ndarjen nga nëna.

Stefi: Prindërit u ndanë kur unë isha 4 vjeç, motra 2 dhe Endri ishte në pelena. Nëna jonë vuajti në ato vite, ishte heroinë më tre fëmijë vetëm, por kemi pasur mbështetjen e familjarëve. Sa i përket lidhje së saj më babain tim nuk kam njohuri, sepse mamaja u largua shpejt nga jeta. Nëse do jetonte do e gjeja kurajën ta pyesja dhe të dija më shumë. SI është njohur me babain, si janë takuar, çdo gjë.

Pyetje: Me babain nuk keni pasur kontakt?

Stefi: Jo. Ne qëndruam në krah të nënës. Edhe sot, gjithë e drejta ishte në krah të nënës.

Pyetje: E ke takuar babain?

Stefi: E kam takuar. Në një kohë bëja një stazh dhe më qëllonte që udhëtoja çdo ditë në autobus me babin tim, por nuk flisnim. Një ditë kemi qenë ulur përball dhe nuk folëm. Më kërkoi që të takoheshim, por pranova, nuk e kisha falur. Prindi është më i dashur dhe më i pjekur për të marr vendime për fëmijët e vet, kjo është ajo që kam të vështirë t’ja fal.

Ndahet nga jeta babai i Endri dhe Stefi Priftit! Statusi prekës i vëllezërve: S’kemi asnjë foto me të! Pavarësisht si ka shkuar raporti ynë…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook