Prag ndeshja me Shqipërinë, Barella mban në “ankth” Italinë. Cristante: Ndaj Shqipërisë do ta kemi të vështirë

Vetëm dy ditë nga ndeshja e e parë për “azzurrët” e Luciano Spallettit, ajo përballë kombëtares tonë, por në kampin e italianëve, çështja Barella vijon t’i mbajë “pezull”. Sulmuesi i Interit, i cili sapo rinovoi me “nerazzurrët” është ende në dyshim nëse do të aktivizohet nga minuta e pare apo jo përballë Shqipërisë.

Mediat në Itali, vijojnë të raportojnë se Barella po kryen stërvitje të diferencuar, nën vëzhgimin e stafit mjekësor dhe me orët që kalojnë, gjasat që Barellan ta shikojmë në fushë të shtunën në mbrëmje përballë kuq e zinjve tanë sa vijnë dhe minimizohen.

Ndërkohë lajme pozitive për Frattesin dhe Raspadorin, të cilët kanë rekuperuar plotësisht dhe do të jenë të gatshëm për Spalletin.
Ndërkohë për sfidën përballë Shqipërisë, ka folur për mediat edhe mesfushori i Romës, Bryan Cristante.

“Shqipëria është një skuadër e fortë, si të gjithë skuadrat e tjera në këtë evropian. Kanë shumë futbollistë që luajnë në Serie A dhe kjo gjë bën që ata të na njohin shumë mirë. Gjithsesi nëse ne japim 100% tonë mund t’i mundim. Të gjitha ndeshjet në grupi janë të rëndësishme”, theksoi ndër të tjera Cristante.

Arena e Lajmit

Prag ndeshja me Shqipërinë, Barella mban në “ankth” Italinë. Cristante: Ndaj Shqipërisë do ta kemi të vështirë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook