Presidenti Begaj takim me kryeparlamentarin maqedonas, Afrim Gashi

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi sot në Shkup një takim me Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi. Begaj i uroi zotit Gashi përmbushjen me sukses të angazhimeve në detyrën e re të Kryeparlamentarit, ndërsa vlerësoi faktin e përfaqësimit shqiptar në krye të institucioneve drejtuese të Maqedonisë së Veriut. Gjatë bisedës, u theksua rëndësia e mësimeve nga e kaluara dhe nevoja për të mos përsëritur gabimet.

“Ne, si persona me funksione publike, duhet të kemi kujdes të mos përsërisim gabimet e së shkuarës dhe të punojmë për një të tashme e të ardhme më të mirë”,- u shpreh Presidenti Begaj. Ai shtoi, gjithashtu, se brezave të rinj duhet t’u lëmë një trashëgimi të përbashkët rajonale, të ndërtuar mbi urat e miqësisë, të cilat, në dallim nga e kaluara, ku urat më shumë shkatërroheshin, tani ndërtohen lart.
 
Bashkëpunimi mes dy vendeve u përshkrua si i shkëlqyer, ndërsa u vunë në dukje edhe hapësirat e mbetura për përmirësim. “Ne duhet të punojmë së bashku si shqiptarë, si maqedonas dhe si qytetarë të këtij rajoni”, – u shpreh Presidenti Begaj, duke theksuar angazhimin për të vazhduar zgjerimin e bashkëpunimit. Presidenti Begaj shprehu bindjen për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe vazhdimin e projekteve të përbashkëta, me qëllim që rruga e bashkëpunimit, siç u shpreh ai, “nga dy korsi të përbashkëta, të zgjerohet në katër të tilla.”.

Arena e Lajmit

Presidenti Begaj takim me kryeparlamentarin maqedonas, Afrim Gashi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook