“Procesi i deformuar, po kapen institucionet”/ Gazment Bardhi: Njeriu i Engjëll Agaçit është piketuar për kryetar të KLGJ

Kryetari i grupit Parlamenatr të Partise Demokratike Gazment Bardhi, debatoi ashpër me mazhorancën, në nënkomisionin “Për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësorë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e Avokatëve”,  duke e cilësuar si proces të deformuar dhe me ndërhyrje të fortë politike.

Bardhi tha se e di gjithë Tirana, që Eris Hysi është njeri i Agaçit dhe është piketuar për kryetare të KLGJ”.

“Keni deformuar procesin. Është ndërhyrë politikisht në proces nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit. Nuk mund të japim konsensus për një proces të deformur. Më thoni një rast kur keni dalë kundër raportit të Sekretarit  të Përgjithshëm. Asnjë rast, sepse ju e përdorni politikisht atë!

Ne konsesusin e japim vetëm mbi kushtetutë. Në qoftë se ju keni përcaktuar kush do të jetë kryetar i KLGJ apo Kryetar i KLP, ky është problem i juaj dhe ndërhyrje e juaj. Ne jemi me Kushtetutën dhe s’mund të pranojmë këtë ndërhyrje. E di gjithë Tirana,  që njerëzit e Engjëll Agaçit janë piketuar për kryetar të KLGJ”, tha Bardhi.

()

Arena e Lajmit

“Procesi i deformuar, po kapen institucionet”/ Gazment Bardhi: Njeriu i Engjëll Agaçit është piketuar për kryetar të KLGJ

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook