Risi, Euro 2024/ Zero tolerancë për protestat ndaj arbitrave. Vendimet e VAR-it do të shpjegohen

Ky Euro 2024 do të vijë me risi edhe sa i takon vendimeve arbitrale. Ishte ish gjyqtari i famshëm italian, Roberto Rossetti, aktualisht presidenti i komisionit arbitrar të UEFA-s, i cili shpjegon për publikun edhe risitë sa i përket arbitrimit në këtë evropian.

“Gjyqtarët nuk do të kursehen më ndaj futbollistëve, të cilët do të protestojnë ndaj vendimeve të tyre. Ata mund të nxjerrin lehtësisht kartonin e verdhë, ndaj çdo lojtari që proteston”, theksoi Rossetti.

Ndërkohë risi do të jetë edhe shpjegimi i vendimeve të sistemit VAR. Nuk do të aplikohet formati i NBA, me gjyqtarin që komunikon në audio vendimin e sistemit VAR, por shpjegimi do të shfaqet në monitorët gjigand të çdo stadiumi, i cili do të mirëpres ekipet në Euro 2024.

Arena e Lajmit

Risi, Euro 2024/ Zero tolerancë për protestat ndaj arbitrave. Vendimet e VAR-it do të shpjegohen

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook